Gjergj Vyshka 14.04.2016 11:40
Briken Calja, peshëngritësi shqiptar i kategorisë së peshës trupore deri në 69 kg, ka kërkuar publikut pas dështimit në stilin e shtytjes dhe në dygarësh, ndërsa medalja e bronztë në shkëputje ka qenë thjesht kënaqësi individuale.
Nëpërmjet një në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Calja ka deklaruar se do të kthehet edhe më i fortë. “E di që kam mërzitur shumë dashamirës të sportit”, – shkruan shtërmenasi në postimin e tij.
Të jeni të sigurt se më i mërzitur nga të gjithë jam unë, – ka vijuar ai. – Pas medaljes së bronztë në shkëputje dëshira e imja e madhe për t’iu dhuruar juve dhe Shqipërisë një medalje më të çmuar nuk u bë realitet.”
“Më bllokoi emocioni dhe fati nuk ishte me mua, – ka vijuar shtangisti kuqezi. – Unë jam Briken Calja 26 vjeç dhe ju jap fjalën që do të kthehem më i fortë në garat e ardhshme. Ju falënderoj për mbështetjen.”