Peshëngritje / Dy me doping, Briken Calja ngjitet në vendin e 6-të në botë

Share Button

Peshengirjte-Briken-Calja-Hjuston-2015

AlbanianSport.com 05.01.2016 13:05

ASNN – Briken Calja, peshëngritësi i Shtërmenit në peshën 69 kg, është ngjitur në vendin e 6-të në Botërorin e Hjustonit. Sepse dy shtangistë kanë dalë me doping. Bëhet fjalë për azerbajxhanasin Findun Gulijev, si dhe koreanin Kim Miong Huk. Në fakt Calja ishte renditur në vendin e 8-të, ndërsa në dygarësh pat ngritur 326 kg. Në shkëputje 143 kg, kurse në shtytje 183 kg.

Dhe për rrjedhojë tashmë edhe me vendin e gjashtë në Botëror ai e ka merituar plotësisht shpalljen në dhjetë sportistët më të mirë të vitit 2015. Ndërkohë, peshëngritësi i Shtërmenit është përzgjedhur së fundmi midis 10 sportistëve më të mirë të Shqipërisë, ndërsa është nderuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, peshëngritësi i peshës 69 kg do të deklaronte krenarinë e tij.

“Jam shumë i kënaqur që kam marrë këtë çmim dhe këtë vlerësim, të cilin besoj se e kam merituar plotësisht, – ka thënë ai. – Kam dhënë më të mirën time, ndërsa jam rikthyer fuqishëm në gara pas dënimit që kisha prej dy vjetësh. Ky vlerësim është një shtysë e madhe për mua dhe do ta rikthejë shumë shpejt në majat më të larta emrin e humbur të peshëngritjes shqiptare.”

“Objektivi im është ta ngrejë sa më lart atë në Botë dhe në Evropë, – ka vijuar Calja. – Do të bëj gjithçka për vendin dhe flamurin tim. Falënderimet shkojnë për miqtë e mi kryebashkiakun e Cërrikut, Altin Toska, dhe Dashamir Xhikën. Por jo vetëm kaq, por dhe për trajnerin tim Leonard Toska dhe Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, që më kanë qëndruar pranë. Do të kualifikohem për në Rio de Zhaneiro 2016 dhe do të marr medalje me gjithë fuqitë e mia.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh