AlbanianSport.com 15.06.2015 13:20
ASNN – Peshëngritësi i ri, Kristi Ramadani, do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Nën-15-vjeçarëve, që do të mbahet në Landskronë të Suedisë. Duke folur për Televizionin Shqiptar, vetë sportisti dhe trajneri i tij, Hektor Shaqiri, është shprehur optimist për një paraqitje pozitive.
Përtej pezullimit në nivel botëror, peshëngritjes shqiptare i është çelur një rreze shprese, pasi, edhe me mirëkuptimin e Federatës Evropiane të këtij sporti, shtangisti i ri Kristi Ramadani do të lejohet të konkurrojë në Kampionatin Evropian të Nën-15-vjeçarëve në Landskronë të Suedisë.
Duke folur për AlbanianSport.com, vetë sportisti i ri është shprehur optimist për një paraqitje pozitive. “Evropianin e shkuar unë isha vetëm 13 vjeç dhe konkurrova me 15-vjeçarët, por këtë radhë, me përvojën e fituar në Lituani, do të synoj podiumin”, – ka deklaruar Kristi Ramadani.
Edhe trajneri i tij, Hektor Shaqiri, i cili do ta shoqërojë Ramadanin së bashku me shefin e delegacionit, Theodhor Masllavicën, është shprehur optimist për shanset e sportistit të tij. Mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të vazhdojë të marrë pjesë në kampionatet botërore të të rriturve.