Peshëngritje / Dopingu, kryefjala e Kongresit, zbardhet orari kuqezi i garave

Share Button

AlbanianSport.com 30/11/2017 13:25

ASNN – Sipas informacionit që ka përcjellë Agron Haxhihyseni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kongresin Botëror ka pasur shumë fjalime që lidhen me luftën kundër dopingut. Madje është kërkuar kujdes në plotësimin e sistemit “Adams”.

Agjencia Botërore e Antidopingut ka paralajmëruar se do të ketë masa drastike, ndërsa ekipi për mosparaqitje të sportistit në kontrollin antidoping do të gjobitet me 10.000 dollarë dhe do të dënohet një vit mospjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare.

Tashmë është gjithçka gati për këtë Botëror. Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të rritur, ashtu sikurse të gjitha aktivitetet e rëndësishme të sportit botëror, do të jetë në trasmetim direkt në rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Edhe pse oraret janë të papërshtatshme, sepse garat e tanëve bien në orët e para të mëngjesit të ditëve 1, 2 dhe 3 dhjetor, gjithsesi peshëngritja nuk do të mungojë. Parë dhe mungesën e shumë shteteve, të cilat janë të penalizuar për shkak të rasteve të dopingut, atëherë Shqipëria e peshëngritjes shpreson për medalje.

Dhe konkurrimi zyrtar nis të premten në mëngjes me Evangjeli Velin, pesha 58 kilogram.

 

Programi i konkurrimit të peshëngritësve kuqezi:

 

Evangjeli Veli                       Pesha 58 kg  1 dhjetor                     05:00-07:00

Briken Calja                          Pesha 69 kg  2 dhjetor                     05:00-07:00

Erkand Qerimaj                    Pesha 77 kg  2 dhjetor                     21:00-23:00

Romela Begaj                       Pesha 69 kg  3 dhjetor                     00:30-02:30

Krenar Shoraj                       Pesha 85 kg  3 dhjetor                     03:00-05:00

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh