AlbanianSport.com 12.04.2016 22:50
ASNN – Briken Calja ka marrë një medalje bronzi në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur, i cili po zhvillohet në Fjërde të Norvegjisë. Peshëngritësi nga Shtërmeni, Brike Calja, ka marrë medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, duke siguruar kështu podiumin, por i ka djegur të 3 provat në stilin e shtytjes, duke humbur kështu shansin për të tjera medalje për Shqipërinë.
Në Fjërde të Norvegjisë po mbahet Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur, ku po merr pjesë edhe Shqipëria, me 8 shtangistë meshkuj dhe dy femra. Dhe të martën ka garuar peshëngritësi nga Shtërmeni, Brike Calja, i cili në stilin e shkëputjes ka marrë medaljen e bronxtë, duke siguruar kështu podiumin. 26-vjeçari, i cili ka bërë një garë të shkëlqyer në një konkurrim ku kanë spikatur provat e dështuara nga një pjesë e mirë e pjesëmarrësve, e ka mbyllur me 145 kg këtë stil.
Në provën e parë, Calja ngriti me sukses 142 kg, duke vijuar ta ngrejë me sukses edhe provën e dytë, këtë radhë me 145 kg. Duke synuar medaljen e argjendtë, ai provoi 147 kg, por pa sukses. Sidoqoftë, 145 kg e ngritura i kanë mjaftuar për t’i dhënë atij medaljen e bronztë në shkëputje, duke e bërë kandidat për një tjetër medalje edhe në stilin e shtytjes dhe në dygarësh.
Por nuk ka ndodhur kështu, sepse shtangisti kuqezi i ka djegur të 3 provat, me përkatësisht 177, 178 dhe 178 kg, duke humbur kështu shansin për të tjera medalje për Shqipërinë.Të mërkurën do të ngjitet në pedanë Erkand Qerimaj, në kategorinë e peshës trupore deri në 77 kg.