Peshëngritje / Çështja e dopingut, Gjoza: Godelli është i pafajshëm

Share Button

Gjergj Vyshka 27.01.2017 09:45

Akuzat e bëra publike nga ish-kampioni i botës në peshëngritje më 2014-ën në Almati të Kazakistanit, Daniel Godelli, ndaj Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe ndaj ish-trajnerit të kombëtares Luan Shabani kanë sjellë reagimin e drejtuesve më të lartë të shtangës shqiptare. Pikërisht presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, heq çdo përgjegjësi nga vetja.

“Unë nuk e mendova të udhës që ekipi të udhëtonte drejt Greqisë. Nëse Shabani do të vinte në Shqipëri do të ishte edhe nën kontrollin e mjekëve tanë. Danieli në këtë histori është i pafajshëm”, shprehet Elez Gjoza për “Top Channel”. Për të vërtetuar mosbesimin e tij, Gjoza ka kërkuar që për këtë shërbim të Luan Shabanit të hartohet një kontratë shërbimi me firmat e të dy palëve.

“Nëse vendosej që ekipi të shkonte unë doja një kontratë, ku dikush të mbajë një përgjegjësi penale, financiare, – ka vijuar kreu i FSHP-së. – Edhe Sekretarin e mëparshëm të Federatës, Muharrem Berishën, e kam autorizuar dhe ka shkuar të bëjë një kontratë me Luan Shabanin që mban përgjegjësi morale dhe penale.” Ekziston edhe një kopje e kontratës së shërbimit të Luan Shabanit me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.

Sipas kësaj kontrate, theksohet përgjegjësia ligjore dhe morale në rast mosplotësimi të kushteve, apo për përdorim të substancave gjatë kësaj periudhe. Kjo është një nga arsyet për të cilat as Daniel Godelli dhe as Elez Gjoza nuk kanë asnjë përgjigje. “Unë kam kërkuar vazhdimisht shpjegime nga Luan Shabani, – thotë Gjoza. – Kam pasur një kontakt fizik me atë.”

“Kam udhëtuar për gjithë natën. Pasi mbeta i shokuar nga lajmi, Luan Shabani nuk më shprehej dot si ka ndodhur”, – ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili, në fakt, me shpjegimet e tij të mjegullta, që për më tepër nuk sjellin asgjë të re, sepse janë të përsëritura, më tepër e ka lënë çështjen në errësirë, sesa e ka sqaruar atë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh