Peshëngritje / Çela ambicioz: Të 3 shtangistët për medalje në Evropian

Share Button

Peshengritje-Ilir-Cela

Gjergj Vyshka 16.09.2015 10:50

Trajneri: “Jemi për medalje në Lituani, Shoraj për të artë, Hoxha të argjendtë dhe Lushi të bronztë. Por kush del pozitiv nuk ngjitet në avion”. Kombëtarja e të rinjve, e cila në Evropianin e Klaipedias në Lituani do të përfaqësohet tek të rinjtë nga Alban Hoxha në peshën 69 kg dhe Emanuel Lushi në peshën 62 kg, si dhe Krenar Shoraj tek Nën-23-vjeçarët në peshën 85 kg.
Sipas trajnerit Çela, kjo kombëtare me këta tre sportistë ka dhjetë ditë që është e grumbulluar dhe është duke bërë stërvitje në palestrën e ekipeve kombëtare në Shtërmen. “Ushqimin e konsumojmë në restorantin e Bashkim Belshit, kurse qëndrojmë të akomoduar në hotel “Xhelili” në Cërrik, – thotë ai. – Dhe ka të ngjarë që po në të njëjtin vend të jetë dhe kombëtarja e të rriturve, para se të shkojë në Botërorin e Hjustonit.”,
Çela ka dhënë dhe deklarimet e të tre peshëngritësve për sa i përket dygarëshit. Sipas elbasanasit të peshëngritjes, Alban Hoxha në peshën 69 kg do të jetë 295 kg, Krenar Shoraj në peshën 85 kg, 340 kg në dygarësh dhe Emanuel Lushi në peshën 62 kg do të jetë 300 kg në dygarësh. “Shoraj është për medalje ari në Klipedia të Lituanisë, Hoxha për medaljet e argjendta dhe Lushi për të bronztat.
“Është e sigurt që pa medalje ne nuk vijmë nga kjo veprimtari”, – ka përfunduar Çela, ndërsa kuqezinjtë e shtangës udhëtojnë më 2 tetor drejt Klaipedias së Lituanisë. Por më parë duhet të dinë se ku janë me kontrollin antidoping, përgjigjet e të cilit pritet të vijnë pas dy ditësh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh