AlbanianSport.com 25/05/2018 11:35
ASNN – Dy peshat më interesante të Kupës së Shqipërisë në peshëngritje për meshkuj ka qenë ajo e peshës 77 kilogram dhe 85 kilogram. Sepse në të parën ka konkurruar tre herë Kampioni i Evropës, Briken Calja, kurse në tjetrën Daniel Godelli. 140 kilogram, 145 kilogram dhe 148 kilogram në shkëputje Calja.
171 kilogram në shtytje dhe në total 319 kilogram, që e bëjnë të afërt me atë që ka ngritur në fund të marsit në Kampionatin Evropian të Bukureshtit, atje ku ishte 321 kilogram. Tjetër histori me Daniel Godellin, që ngre 150 kilogram në shkëputje dhe 183 kilogram në shtytje dhe në total 333 kilogram.
Kësisoj dy kampionët kanë bërë paraqitje të mirë, por do të ishte më e bukur të ishte dhe Erkand Qerimaj, që ka munguar për shkak të dëmtimit në këtë garë. Pjesa tjetër më pas ka shërbyer për të mbyllur të gjitha garat e Kupës së Shqipërisë, që me meritë u fituan nga Partizani për femra dhe Tirana për meshkuj.