AlbanianSport.com 13/10/2018 16:15
ASNN – Përtej çështjeve aktuale, lokale, kombëtare apo ndërkombëtare që zënë çdo ditë vëmendjen e shqiptarëve, këto ditët e fundit është dëgjuar më në fund të flitet edhe për sportin. Natyrisht nga një këndvështrim personal e për llogaritë politike të atyre që kanë ngritur zërin, por të paktën, është folur për sport. Kështu vetëm pak ditë pasi në Kuvendin e Shqipërisë u zhvilluar një interpelancë që kishte në qendër të futbollit futbollin shqiptar, e më specifikisht, FSHF-në, sot një tjetër politikan ka ngritur zërin.
Ka qenë deputeti i Partisë demokratike, Luçiano Boçi, , i cili, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, kritikon ashpër kundërshtarët politikë që nuk i zgjidhin çështjen e shtangistit Briken Calja, i cili, edhe pse ka disa muaj që ka fituar medaljen e artë të Evropës, nuk ka marrë shpërblimin që i takon me ligj. “Megjithëse u miratua me “tam-tame”, vetëm pas 4 vitesh në qeverisje, Ligji për Sportin u paraqit sikur do sillte mrekullinë e tetë në Shqipëri”, – shkruan ai.
“Ishte postjehona e Evropianit të Kombëtares së futbollit e pragzgjedhjesh dhe paragrafët e ligjit u shoqëruan me emfaza që po t’i lexosh e t’i krahasosh me gjendjen e sportit e sportisteve elitarë sot, te vjen një ndjenjë përzierje e pandarë, – vijon deputeti në fjalë. – Sporti sot as financohet, (vetëm) as mbështetet dhe për atë as nuk flitet, përjashto ndonjë “mohikan”. Në këtë derexhe është sporti. Ndërsa ndërtimet e stadiumeve, apo ndonjë terreni, dukshëm nuk janë qarje zemre për të, por për ndërtuesin-klient të radhës.”
“Rastet e përçmimit e mosvlerësimit të sportistëve elitarë janë të shumta, – vijon Boçi. – Po sjell sot vetëm një. Atë të Briken Caljes, i shpallur para pak ditësh qytetar nderi i Cërrikut. Brikeni Calja është peshëngritës i Ekipit Kombëtar që nga 2005-a. Prej 14 vitesh, ai është “kampion kombëtar” absolut. 18 medalje ari evropiane dhe 2 Medalje bronzi botërore, por edhe 1 medalje në Lojërat Mesdhetare. Sportisti me rezultatet më të larta në Lojërat Olimpike.”
“Në kampionatin e fundit në Rumani 2018 shpallet “kampion” i trefishtë i Evropës me 3 medalje ari, – thekson ligjvënësi shqiptar. – Megjithëse ka lartësuar flamurin shqiptar, Brikeni nuk është pritur ende nga asnjë institucion shtetëror, duke filluar nga Bashkia Tiranë, Ministria e Arsimit e Sportit, Kryeministria. Me e keqja është se Brikenin duan ta shpërblejnë vetëm për një medalje. Por as këto para nuk ja kanë dhënë prej 28 marsit, kur u shpall dhe “kampion Evrope”.