Gjergj Vyshka 26.11.2016 13:45
Pyetjes së “Sport Ekspres” se a ka kapacitetet Shqipëria për organizimin e një kampionati botëror dhe kur kjo mund të ndodhë, Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF) Tamas Ajan do t’i përgjigjej: “Ju falënderoj për këtë pyetje, në fakt e prisja dhe është shumë interesante”.
“Duhet të dini që Federata Botërore e Peshëngritjes ka 192 anëtarë e për secilin prej tyre pret projektet e aplikimit për organizimin e veprimtarive, të kurseve profesionale për trajnerë dhe gjyqtarë, – ka vijuar më tej kreu i organizmit që qeveris shtangën ndërkombëtare.
“Sigurisht që dhe ne jemi në pritje të kërkesës së Shqipërisë jo vetëm për një Kampionat Botëror, por dhe për ndihma të tjera, që lidhen me rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tuaj”, – ka përfunduar Ajan. E ndërkohë duke përfunduar Beqiraj ka konfirmuar se është duke u bërë gjithçka për mundësinë e organizimit të një Kampionati Botëror më 2018-ën në Shqipëri.
Ndërsa më 2017-ën, do të organizohet në Shqipëri Kampionati Evropian i Peshëngritjes për Të Rinj dhe Nën-23-vjeçarët.