Gjergj Vyshka 24.01.2016 21:25
Federata Shqiptare e Peshëngritjes, duke bërë dhe llogarinë e pjesëmarrjes në veprimtaritë ndërkombëtare, kërkesa e grandit ka qenë 50.272.756 lekë, sepse vetëm për 9 veprimtaritë ndërkombëtare të parashikuara për vitin 2016 janë planifikuar 12.576.200 lekë.
Kështu, nga data 10, deri më 16 prill 2016 do të merret pjesë në Kampionatin Evropian të Të Rriturve në Oslo, i cili është kualifikues për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Mandej, më 5 mars në Kupën Mesdhetare në Spanjë, nga data 9, deri më 13 mars 2016 në Lojërat e Komonuellthit, që është për moshat dhe për të rritur.
Për të vazhduar me Turneun Ndërkombëtar të më të mirëve më, nga data 4, deri më 6 mars 2016. Çmimi i Madh është një tjetër mundësi pjesëmarrjeje nga data 4, deri më 6 mars 2016. Pa thënë që përpara Evropianit të Oslos, është një test olimpik, nga data 7, deri më 10 prill 2016.
Po kështu është edhe Kampionati Botëror Nën-15 dhe Nën-17-veçarëve, nga data 20, deri më 25 tetor 2016. Dhe në fund dhe një Kupë në Katar, pa përmendur këtu Evropianet dhe Botëroret e moshave. Pra në total, janë 9 veprimtaritë ndërkombëtare të planifikuar për peshëngritjen shqiptare.