Peshëngritje / 7 shtangistë kuqezi në pedanën e Evropianit të Sofjes

Share Button

AlbanianSport.com 14/02/2024 18:25

ASNN – Në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, që prej datës 12 shkurt, po zhvillohet Kampionati Evropian i Peshëngritjes për Të Rritur dhe Të Rritura, aty ku Shqipëria po merr pjesë me 7 shtangistë dhe Briken Calja do të jetë i pari në pedanë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm. Kombëtarja kuqezi përfaqësohet në këtë event me 7 shtangistë, ndërsa i pari që do të ngjitet në pedanë do të jetë një emër i madh si Briken Calja, ish-kampion i trefishtë kontinentin e vjetër.

Calja do të konkurrojë të enjten në mbrëmje në Baterinë A të peshave 73 kg, me garën e tij që nis në orën 19:00. Peshëngritësi nga Shtërmeni kërkon në këtë veprimtari që të sigurojë edhe normën për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, teksa ka zbritur, në kategorinë e peshës trupore, që është edhe  olimpike, prej 73 kg. Më tej më 16 shkurt 2024, do të jetë radha për Erkand Qerimajn dhe Kristi Ramadanin që do të konkurrojnë në kategorinë e peshës trupore deri në 81 kg, një peshë kjo joolimpike.

Qerimaj do të garojë në baterinë A, që nisi në orën 19:00 me orën e Tiranës (ora 20:00 me orën lokale në Sofje, ndërsa Ramadani e nis nga bateria B, me garën e tij që nise në orën 13:00 me orën e Tiranës. Më tej, më 17 shkurt do të jetë radha për Ertjan Kofshën, talentin premtues të peshëngritjes kuqezi. Shtangisti shtërmenas do të matë forcat për herë të parë në një garë ndërkombëtare për të rritur.

Ai do të konkurrojë në baterinë A të kategorisë së peshës trupore deri në 89 kg, me garën e tij që nis në orën 16:00 me orën e Tiranës. Përfaqësimi kuqezi në pedanën e Sofjes do të vijojë më tej më 18 shkurt 2024, me Ermand Tabakun në baterinë B të kategorisë së peshës trupore deri në 96 kg, që nis garimin në në orën 10:00 me orën e Tiranës, ndërsa do të mbyllet më 19 shkurt, duke nisur nga ora 09:00 me orën e Tiranës, me baterinë B të kategorisë së peshës trupore deri në 109 kg, me konkurrimin e Albert Metës dhe Franko Ferrës.

Kujtojmë që Shqipëria për herë të parë gjatë këtyre dekadave, aktualisht nuk ka asnjë sportist të kualifikuar me normë nga sporti i peshëngritjes për në Olimpiadë, ndërsa Evropiani është veprimtaria e parafundit kualifikuese për në “Paris 2024”. Biletat e fundit olimpike do të jepen në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për Të Rritur dhe Të Rritura, që do të mbahet në Phuket të Tajlandës, nga dada 31 mars dhe deri më 11 prill 2024.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh