Peshëngritje / 4 elitarët e Elbasanit: Ndal sulmeve, KOKSH, kujdes!

Share Button

Daniel-Godelli-Endri-Haxhihyseni-Kacani

Gjergj Vyshka 13.12.2014 12:20

Situata e krijuar në peshëngritjen shqiptare, pas rasteve me doping që kanë rezultuar më së fundmi me Daniel Godellin dhe Hysen Pulakun, ka bërë që peshëngritësit elbasanas të dalin në një prononcim për mediat, atje ku kërkojnë më shumë respekt për këtë sport dhe këta sportistë. Sipas Endri Karinës, Briken Caljes, Endri Haxhihysenit dhe Ervis Tabakut, zyrtarë të lartë, sidomos KOKSHI-i, nuk duhet t’i kryqëzojnë shtangistët e dyshuar për doping, por t’i qëndrojnë pranë në këto momente.

“Na vjen keq që po kryqëzohen shtangistët kampionë, të cilët krenojnë në radhë të parë kombin shqiptar kur marrin medalje dhe në rastin e parë që dyshohen për doping kryqëzohen, – shprehen fillimisht në deklaratën e tyre këta katër peshëngritës të Qarkut të Elbasanit. – Kërkojmë kujdes nga zyrtarë të lartë të vendit, sidomos ato të KOKSH-it, që t’i qëndrojnë në krah këtyre shtangistëve dhe Federatës së Peshëngritjes.”

“Nuk duhet të harrojnë se shtanga është i vetmi sport me të cilin shqiptarët krenohen në arenën ndërkombëtare, ndaj duhet më shumë respekt ndaj atyre që ngrenë flamurin shqiptar nëpër botë”, kanë përfunduar deklaratën e tyre këta katër peshëngritës të Qarkut të Elbasanit. Ka edhe një precedent që i bën të besojnë në pafajësinë e shtangistëve shqiptarë.

Është ai që lidhet me Endri Haxhihysenin, i cili fillimisht doli pozitiv dhe më pas negativ. “Në vitin 2007, Endri Haxhihyseni në testin e parë doli pozitiv dhe u krijua e njëjta situatë si tani, ku iu vërsulën të gjithë. Mirëpo më pas në analizën tjetër doli i pastër. Kështu që duhet të presim rezultatet përfundimtare dhe jo në momentin e parë që dyshohet të fillojnë t’i kryqëzojnë”, – përfundon deklarata e 4 shtangistëve medalistë të Elbasanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh