Peshëngritja helene, në kalendat greke pa gjakun shqiptar…

Share Button

AlbanianSport.com 13/10/2018 11:35

ASNN – Ikën shqiptarët-ikën edhe medaljet, peshëngritja greke nuk njeh më një sukses të madh në rang ndërkombëtar. Midis viteve 1992 dhe 2005 për plot 13 vjet me radhë, shqiptarët i dhanë Greqisë medalje të shumta botërore e olimpike. Natyrisht, kjo u mundësua nga një kontingjent sportistësh që kishin dalë nga klubet e Shqipërisë dhe ekipet e saj kombëtare, por që frytet ia morën grekët. Kujtojmë këtu grupin e shtangistëve të shquar, kryesuar nga Pirro Dhima, i cili i dha Greqisë 4 medalje olimpike, 3 ari e një bronzi.

Ai e nisi me medalje ari në Olimpiadën e Barcelonës në vitin 1992, më pas vijoi me të artën në Olimpiadën e Atlantës në SHBA në vitin 1996, për të shkruar një tjetër sukses historik në Olimpiadën e Sidnejit në Australi në vitin 2000, po medalje ari, dhe për ta mbyllur në vitin 2004 në Olimpiadën e Athinës kur fitoi medaljen e bronztë. Për Greqinë kanë garuar dhe kanë fituar medalje edhe Luan Shabani, Viktor Mitro dhe Agron Xhelili. Po për Greqinë, ka luajtur dhe fituar medalje botërore edhe hedhësja e shtizës Mirela Manjani.

Të gjithë këta shqiptarë. Natyrisht, në fillim u panë si tradhtarë në opinionin sportdashës shqiptar, por ky grup sportistësh ka qenë vazhdimisht urë lidhëse midis sportit të të dy vendeve. Ky është një konstatim i pamohueshëm dhe këtë e forcon më shumë fakti se Shqipëria ende dhe sot ka kampionë të mëdhenj si Erkand Qerimaj, Daniel Godelli e Briken Calja, ky i fundit kampion i trefishtë i Europës. Sepse shtanga ka taban në Shqipëri dhe vijimësi. Kampionët e mëdhenj të peshëngritjes në Ballkanin Perëndimor duhen lidhur me shqiptarët dhe grekët duhet ta kenë kuptuar këtë, edhe pse, zilia e tyre mohon edhe faktet që të nxjerrin sytë

Fakt është se Greqia nuk fiton një medalje të rëndësishme ndërkombëtare që kur nga pedana zbritën sportistët e mëdhenj shqiptarë. A ka Greqia sot ndonjë shtangist olimpik, kampion bote apo Evrope? Asnjë, sepse ata që i fituan medaljet ishin të gjithë shqiptarë. Me largimin e shqiptarëve, mbaruan dhe medaljet, të cilat tani Athina i sheh vetëm në ëndrra dhe në kronikat televizive nga e shkuara e lavdishme, një e shkuar që kishte gjak shqiptari në sukseset e peshëngritjes greke.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh