Gjergj Vyshka 05.08.2016 14:20
Shkurt Calja dje ka kërcënuar: Bezhani të tërheqi deklaratën ose dorëhiqem nga Olimpiada… Një fenomen që në të shtata pjesëmarrjet e Shqipërisë në Lojërat Olimpike nuk ka ndodhur asnjëherë. E nëse ndodh do të jetë shumë e rëndë… Ja dhe deklarata e tij nëpërmjet statusit të tij në “Facebook”:
“Është e tmerrshme dhe ndjej neveri ndaj një presidenti që mashtron publikisht në lidhje me bursën olimpike. Briken Calja nuk ka marrë qoftë edhe një lek bursë të vjetër nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) apo Ministria e Sportit. E kam thënë dhe e them publikisht jam këtu në Lojërat Olimpike “Rio 2016” vetëm falë familjes dhe dashamirësve të sportit. I bëj thirrje Viron Bezhanit të tërheqi mbrapa deklaratën, përkundrazi do ta denoncoj për shpifje dhe abuzim me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Ose e vetmja rrugë mbetet të jap dorëheqjen nga Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Askush nuk mund të marrë meritën e kontributit të familjes sime. Kam sakrifikuar jetën, rininë, familjen. Kam derdhur gjak dhe djersë, mundim dhe stres për të ardhur deri këtu ku jam sot”.