Peshëngritja bën “bllok”: Përgjegjësitë, vetëm në fund të procesit

Share Button

Peshengritje-Elez-Gjoza-Ilir-Kulla-serioze-2015

  Gjergj Vyshka 03.01.2015 09:45

Peshëngritja shqiptare vazhdon të bëjë “bllok” për analizat doping të Hysen Pulakut dhe Daniel Godellit, ndërsa dje në konferencën për shtyp të presidentit të Federatës Shqiptare të Shtangës, Elez Gjoza, dhe zëvendëspresidentit Ilir Kulla, është pranuar se ka ardhur me një material prej 75 faqesh vetëm përgjigja e analizës B të Romela Begajt. Që do të thotë se peshëngritja, edhe pse në medie është bërë e ditur që edhe Pulaku ka dalë pozitiv në analizën B, vazhdon të thotë se nuk ka ardhur asnjë përgjigje për analizën B të elbasanasit dhe kampionit të botës, Daniel Godelli.

Në deklaratën e tij, Gjoza, ka bërë të ditur se të shtunën është bërë analiza vjetore e vitit 2014, atje ku janë analizuar arritje, por dhe dështimet sidomos në rastin e daljes pozitiv të tre sportistëve tanë në Kampionatin Botëror në Kazakistan. Konferenca e shtypit e Gjozës dhe Kullës është bërë në mjediset e palestrës së ekipit kombëtar, që ndodhet poshtë tribunës për karshi të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, për të treguar që për shkak të kushteve të këqija stërvitore kanë qenë të detyruar që t’i dërgojnë sportistët në Greqi.

“Në këtë palestër janë stërvitur katër peshëngritës të talentuar si Erkand Qerimaj, Romela Begaj, Hysen Pulaku e Daniel Godelli, – ka thënë kreu i shtangës shqiptare. – Janë “kampionë Evrope” dhe “nënkampionë Evrope”, “Kampionë Mesdheu” dhe rekordmenë Mesdheu dhe rezultatet e tyre në Botëror nuk ishin të rastësishme. Mirëpo ndodhi ajo që ndodhi pas Botërorin e Kazakistanit dhe ne jemi në krah të sportistëve, sepse jemi të bindur në pafajësinë e tyre. Ne bëmë një analizë të hollësishme të asaj që ndodhi.

“Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Berisha ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme, e cila u pranua nga kryesia, – ka vijuar ai. – Ashtu sikurse kanë dhënë dorëheqjen dhe dy anëtarë të Komitetit Drejtues, Theodhoraq Masllavica dhe Ndriçim Pulaku.” Më pas, Gjoza ka pranuar se ka ardhur vetëm analiza B e Begajt dhe jo ajo e Pulakut dhe Godellit. “Ne derisa të vijë analiza B nga Agjencia Botërore e Antidopingut dhe pasi të ketë përfunduar dhe paneli i dëgjimit jemi me pushime. Vetëm atëherë mund të flasim, por një nga arsyet që e çuam ekipin në Greqi ishte dhe fakti se trajner ishte Luan Shabanin, të cilin pas rezultateve të mira e kemi falënderuar.”

“Duhet të dini që Federata nuk kërkon teste antidopingu, – ka theksuar Gjoza. – Ato bëhen vetëm nga Agjencia Botërore e Antidopingut, kurse jemi të detyruar të dërgojmë të dhënat e sportistëve në sistemin “ADAMS”, që është adresa e stërvitjes, e vendit ku jetojnë, numrin e telefonit dhe adresën e “e-mail”-it. Ne nuk ushtrojmë presion mbi WADA-n, por mbajmë përgjegjësi për rastet e dopingut e më pas kur të kenë përfunduar të gjitha hallkat e gjykimit në drejtësinë sportive do të bëjmë analizë të thellë.”

“Sportistët si Qerimaj, Begaj, Godelli e Pulaku është vështirë t’i vijnë këtij vendi, ndërsa na kanë falënderuar nga Federata Botërore për ekipin kompakt që ne patëm në Kazakistan. Dhe ne nuk mund t’i përbaltim tani e t’i flakim jashtë. Ne bindemi që janë të pafajshëm”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh