Peshëngritja / Bëhet “çil e mbyll”, rishpallen 3 emra për Botërorin 2015

Share Button

Peshengritje-Boterori-USA-2015

Gjergj Vyshka 27.10.2015 18:35

Peshëngritja shqiptare e ka kthyer çështjen e pjesëmarrjes së saj në Kampionatin Botëror në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një “çil e mbyll” apo “ikim, s’ikim”. Nëse në ditën e zhvillimit të Kampionatit Kombëtar, më 16 tetor, Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, pati deklaruar se do të merret pjesë, vetëm tre ditë më vonë në studiot e TVSH-së, Sekretari i Përgjithshëm Agron Haxhihyseni, pat cituar vendimin e kryesisë se nuk do të merret pjesë.

Sepse, sipas tij, në Botërorin e Hjustonit nuk arrihen pikët e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, siç mund të merren në Evropianin e Norvegjisë në prill të vitit të ardhshëm. Pasi janë 75 pikë për t’u rikuperuar që nga rastet e dopingut të Botërorit të Kazakistanit vitin e kaluar. E megjithatë dje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit janë deklaruar emrat e atyre që do të marrin pjesë, të cilët janë Emanuel Lushi i peshës 62 kg, Briken Calja i peshës 69 kg dhe Erkand Qerimaj i peshës 77 kg.

Trajnerë do të jenë Zef Kovaçi dhe Leonard Toska. Por ajo që bën habinë është fakti se Calja e Qerimaj janë kthyer në peshat e tyre të dikurshme, ndonëse janë të dy 77 kg. Gjithsesi e shkuara në Botëror, hezitimi dhe dyshimi “ikim, s’ikim” s’është kaq e thjeshtë vetëm me idenë e mosmarrjes së pikëve. Sepse përtej dënimit të sportistëve për rastet e dopingut, Shqipëria ka një çengel në të cilin është varur fort, gjoba prej 50.000 eurosh.

Është marrë pjesë në Evropianin e moshave edhe sepse gjithnjë është premtuar se do të shlyhet kjo gjobë, por në Botëror mund të jetë çështje tjetër. Gjithsesi kur ende nuk kemi vendosur se çfarë do të bëhet me kandidaturën e marrjes së Botërorit 2018, me dyshimin “ikim, s’ikim”, Shqipëria i ka bërë gati tre sportistë për në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh