AlbanianSport.com 29.05.2015 19:35
ASNN – Pas pezullimit të Romela Begajt, Daniel Godellit dhe Hysen Pulakut, Federata Shqiptare e Peshëngritjes merr një tjetër goditje nga Federata Ndërkombëtare (IWF) e cila e ka pezulluar 6 muaj shtangën shqiptarë nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare. Federata Shqiptare duhet të paguajë 45 mije dollarë gjobë, nëse dëshiron që të marrë pjesë sërish në këto veprimtari, ose në të kundërt rrezikon edhe Botërorin e nëntorit që zhvillohet në Amerikë, si rrjedhojë, një pezullim njëvjeçar.
Gjoba prej 45 mijë dollarësh erdhi pas dënimit të peshëngritësve shqiptarë, të cilët rezultuan pozitiv në Kazakistan. E vetmja çështje e cila është ende në proces është ajo e Romela Begajt e cila do ta vazhdojë luftën për të pastruar figurën e saj në KAS, Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ne Lozanë. Kështu, Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk do të marrë pjesë në asnjë veprimtari ndërkombëtare për një periudhë 1-vjeçare, si dhe duhet të paguajë një gjobë prej 45 mijë dollarësh.
Ky është vendimi që ka marrë Federata Botërore e Peshëngritjes pas daljes pozitiv në testin antidoping të 4 sportistëve tanë në botërorin e Kazakistanit. Federata Botërore e Peshëgritjes ka pezulluar Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për 1 vit nga të gjitha veprimtari ndërkombëtare. Ky dënim vjen pas skandalit që përfshiu 4 sportistët tanë në përfundim të Botërorit të shtangës që u zhvillua vitin e kaluar në Kazakistan.
Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku rezultuan pozitiv në testin antidoping të zhvilluar në përfundim të garimit të tyre, ndërsa më herët kishte rezultuar pozitiv edhe Arbër Çerçizi. Edhe pse sportistët tanë këmbëngulën për testet B, sërish ata rezultuan pozitiv ndaj substancës “stanozolol”. Për këtë arsye Federata Botërore e Peshëngritjes e ka pezulluar për 6 muaj nga të gjitha veprimtaritë Federatën shqiptare dhe e ka gjobitur me 45 mijë dollarë.
Menjëherë Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka zhvilluar një mbledhje dhe ka dalë me vendimin për ta shlyer këtë gjobë. Sipas rregullores së Federatës Botërore, nëse gjoba shlyhet brenda 6 mujorit të parë atëherë pezullimi reduktohet në 6 muaj, përndryshe mbetet në fuqi dënimi njëvjeçar.