Pesë sigurojnë biletat e grupeve, 5 bileta të tjera vendosen sonte

Share Button

Liga-e-Kampioneve-sfond-stadiumi

AlbanianSport.com 26.08.2015 10:25

ASNN – Janë luajtur mbrëmë ndeshjet e kthimit të “play-off”-it të Ligës së Kampioneve dhe Dinamo e Zagrebit, Malmoe, Makabi i Tel Avivit, Shahtjori i Donjeckut dhe Valencia kanë siguruar vendin në fazën e grupeve të veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit.

Dinamo e Zagrebit e fitoi edhe ndeshjen e kthimit me Skënderbeun, me rezultatin 4-1, edhe pse pjesën e dytë e luajti praktikisht me 10 lojtarë. Ndërkaq, Malmoe ka përmbysur atë humbjen 2-3 të pësuar në Skoci para një jave, duke fituar 2-0 në shtëpi ndaj Sëlltikut dhe duke siguruar vendin në fazën e grupeve.

Makabi i Tel Avivit është kualifikuar falë golave të shënuar në fushë të huaj në ndeshjen e parë, pasi edhe ndeshja e kthimit është mbyllur në barazim, por në shifrat 1-1. Në barazim, 2-2, është mbyllur edhe në Donjeck ndeshja midis Shahtjorit vendas dhe Rapidit të Vjenës, por ukrainasit kalojnë më tej falë fitores minimale në ndeshjen e parë në Austri.

Në duelin e fundit të mbrëmshëm Monako ka fituar 2-1 ndaj Valencias, por kjo nuk i ka mjaftuar skuadrës së Principatës për të përmbysur humbjen 1-3 të pësuar në ndeshjen e parë. Sonte luhen 5 takimet e tjera të “play-off”-it të Ligës së Kampioneve, ku 4 skuadra shkojnë me një epërsi minimale në ndeshjet e kthimit.

 

Liga e Kampioneve 2015-2016

Ndeshjeve të kthimit të “play-off”-it:

 

Dje:

 

Dinamo Zagreb – Skënderbeu                  4-1 (2-1)

Malmoe – Sëlltik                                           2-0 (2-3)

Makabi Tel-Aviv – Bazel                             1-1 (2-2)

Shahtjor Donjeck – Rapid Vjenë               2-2 (1-0)

Monako – Valencia                                     2-1 (1-3)

 

Sot:

APOEL Nikozia – Astana                           (0-1)

Partizan Beograd – BATE Borisov            (0-1)

Bajer Leverkusen – Lacio                           (0-1)

CSKA Moska – Sporting Lisbonë             (1-2)

Bryzh – Mançester Junajtid                       (1-3)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh