Gjergj Vyshka 30.01.2017 07:00
Basketbolli shqiptar, pasi ka përfunduar seminarin e Dragan Medës me gjyqtarët e vëzhguesit, por dhe pasi ka mbaruar dhe testimin teorik e fizik të gjyqtarëve, i është rikthyer Kampionatit Kombëtar të Të Rinjve dhe Të Rejave me javën e 5-të.
Tek të rejat gjithçka është nën kryesimin e “The Roses” (Përmetit), që dje ka arritur fitoren e 4-t radhazi, duke mundur Vlora Basket në fushë të huaj. Madje të njëjtën gjë ka bërë dhe Skënderbeu me Flamurtarin.
Por fitorja më e thellë ka qenë ajo e kampiones në fuqi, Vllaznisë, në Shkodër, ndaj Tiranës. Kështu Kampionati Kombëtar i Basketbollit të Moshave ndodhet nën kryesimin e “The Roses”, Tiranës e Superior Klimës.
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Të Reja
Java e 5-të
(29 janar 2017)
Flamurtari – Skënderbeu 25-36
Vlora Basket – The Roses 28-92
Vllaznia – Tirana 80-30
Teuta pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- The Roses 4 4 0 290-148 8
- Vllaznia 3 3 0 303-79 6
- Skënderbeu 3 3 0 199-84 6
- Flamurtari 4 2 2 187-140 6
- Vlora Basket 4 0 4 101-348 4
- Tirana 3 0 3 98-200 3
- Teuta 3 0 3 75-254 3