Gjergj Vyshka 01.02.2016 12:05
Basketbolli shqiptar i është rikthyer parketi jo vetëm me kampionatin e të rinjve dhe të rejave, që del në fushë pas gati një muaj e dhjetë ditë, por dhe garën kombëtare të moshës deri në 16 vjeç.
Ndërkohë që kryesimi i të rejave vijon të mbajë erë lulesh, sepse “trëndafilat” e Përmetit kanë fituar në fushën e tyre me Elbasanin me 50 pikë diferencë dhe gjithçka ka qenë e lehtë për ta për të qenë në vendin e parë.
Një vend të parë që e ndaj me Vlora Basketin, që ka fituar 61-48 në Tiranë ndaj bardhebluve, por bregdetaret kanë luajtur një ndeshje më pak. Vllaznia, që fitoi 67-47 në Vlorë ndaj Flamurtarit, mban vendin e tretë, me 7 pikë.
Por nëse tek djemtë deri në moshën 18 vjeç nuk ka pasur surprizat, të rejat kanë qenë më ndryshe. Gjithçka me atë fitore të Vllaznisë në Vlorë ndaj kampioneve në fuqi, po pse jo dhe me fitoren e Vlora Basket në “Fahrie Hoti” ndaj Tiranës.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Reja
Java e 5-të
(31 janar 2016)
Flamurtari – Vllaznia 47-67
The Roses – Elbasani 93-43
Tirana – Vlora Basket 48-61
Superior Klima pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- The Roses – Përmeti 5 3 2 343-257 8
- Vlora Basket 4 4 0 206-169 8
- Vllaznia 4 3 1 271-193 7
- Tirana 4 2 2 249-247 6
- Flamurtari 4 2 2 190-188 6
- Superior Klima 4 1 3 202-303 5
- Elbasani 5 0 5 238-342 5