Përmbledhja / Çiklizmi shqiptar, një 2017-të në kalendarin botëror (I)

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2018 14:05

ASNN – Viti që e futi Shqipërinë në hartën e çiklizmit botëror. Kështu mund cilësohet, për një numër arsyesh 2017-ta, viti në të cilën dyrrotakët kuqezi arritën një sërë kulmesh. Një vit që ka nisur me 3 gara rajonale, por që kanë shërbyer si preludi i diçkaje mjaft më të madhe. Në javën e fundit të marsit është zhvilluar nëpër rrethinat e kryeqytetit një garë që ndërthurte sportin me promovimin e turizmit. “Gara e dy kalave”, siç ishte quajtur kjo veprimtari çiklistike, ka bashkuar në një itinerar prej 103 km dy kala të spikatura të kohës së Skënderbeut, atë të Prezës me atë të Petrelës.

Ndërkaq, në 10-ditëshin e fundit të prillit, me zhvillimin e dy etapave, Shkodër-Gomsiqe dhe kthim, 64 km e gjate per kategorinë e paratërinjve dhe Shkodër-Pukë e kthim, 92 km e gjatë, për kategorinë e Elitës dhe Nën-23-vjeçarët është mbyllur Kupa “Brahim Syka”, ashtu sikundër në dyjavëshin e parë të prillit  është organizuar sot në Fier Kupa “Fred Simoni”, në nderim të trajnerit të njohur të çiklizmit të këtij qyteti, me itinerar Fier-Lushnjë-Fier-Ardenicë, 70 km e gjatë, ku morën pjesë 60 sportistë të rinj. Paralelisht me pedalimin nëpër rrugët e Shqipërisë, çiklistët më të spikatur kuqezinj kanë patur një kalendar të ngjeshur ndërkombëtar.

Çiklizmi shqiptar ka korrur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, pasi ekipi shqiptaro-italian, “Amore & Vita”, mori pjesë në një nga garat më të famshme të kontinentit afrikan, në Turin e Eritreas. Midis çiklistëve shqiptarë që po garojnë në këtë garë afrikane, ka spikatur Redi Halilaj, i cili, në etapën e parë, është ngjitur në podium, duke marrë vendin e 3-të. Ndërkohë, çiklisti kuqezi, që jeton, banon dhe stërvitet në Itali, ka shpërthyer në etapën e 4-t, duke marrë vendin e parë të renditjes. Kjo ishte fitorja e parë e shqiptarit si çiklist profesionist.

Ndërkaq, Turi i Bretanjës është një nga garat më të njohura të çiklizmit evropian dhe në të mori pjesë edhe shqiptari Eugert Zhupa, i cili ka spikatur, teksa ka qenë vetëm pak sekonda larg suksesit në etapën e 6-të. Ai është detyruar të kënaqet me vendin e dytë, ndërsa duhet theksuar 27-vjeçari ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në këtë Tur. Eugert Zhupa do të vazhdojë të spikasë në çiklizmin ndërkombëtar dhe shqiptari ka vijuar të bëjë një figurë të mirë në etapat e Xhiros së Italisë.

27-vjeçari i lindur në Rrogozhinë, por që prej vitesh jeton dhe garon në Itali, po merr pjesë për herë të dytë radhazi në atë që është njëra nga dy garat çiklistike më prestigjioze në botë, së bashku me Turin e Francës. Dhe shqiptari, i cili garon për ngjyrat e skuadrës “Uilier Triestina”, ka qenë protagonist, si sa i përket renditjes së pikëve, në renditjen e sprintit, në atë çiklistëve luftarakë, ashtu edhe në renditjen e malores. Ndërkaq, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka pranuar një tjetër sipërmarrje edhe më të madhe.

Bëhet fjalë për edicionin e 74-t të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë, që u zhvillua nga në mja dhe që u përcoll për sportdashësit nga transmetuesi publik. Një gjë e tillë është zyrtarizuar nëpërmjet nënshkrimit të një kontrate midis Drejtorit të Përgjithshëm të Radio-Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku. Për Anxhakun, mbështetja e Radio-Televizionit Shqiptar ishte garanci për një veprimtari të suksesshme.

Ndërsa për Drejtorin e Përgjithshëm, Thoma Gëllçi, pasqyrimi i këtij Rrethi Çiklistik do të jetë një përvojë e shtuar edhe për vetë  Radio-Televizionin Shqiptar, sa i përket transmetimit të veprimtarive madhore sportive, kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithçka ka nisur nga Tirana, më 20 maj, për të vijuar në një itinerar prej mbi 850 km të përshkuara për më pak se 18 orë përgjatë 5 ditëve, që e futën dhe konfirmuar Shqipërinë në hartën e çiklizmit botëror, aty ku në fakt i takon të jetë, pasi Rrethi i saj është gara e 3-të më e vjetër e dyrrotakëve në Evropë, pikërisht pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

AlbanianSport.com 15/11/2024 18:25 ASNN – Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dolën

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh