Përmbledhja / Atletika shqiptare e 2017-ës, me firmën e Smajlajt (I)

Share Button

AlbanianSport.com 05/01/2018 12:05

ASNN – Atletika shqiptare mund ta kthejë kokën me krenari prapa teksa shikon 365 ditët që la pas, që ishin padyshim të mbushura me kulme historike. Gjithçka nisi në 10-ditëshin e parë të shkurtit, kur, në pistën me tartan të Stadiumit “Elbasan Arena” është Kampionati Kombëtar Dimëror Individual i Atletikës, i cili është në fakt i barazvlefshëm me atë të sallave të mbyllura, që, për fat të keq, ende nuk ekzistojnë në Shqipëri. Kjo veprimtari pati një pjesëmarrje të gjerë sportistësh, pasi në total ishin gjithsej 156 atletë, nga të cilët, 113 meshkuj dhe 43 femra.

Në këtë kampionat, sportistja më e mirë u shpall Relaksa Dauti e Tiranës me 936 pikë, ndërsa sportisti më i mirë u shpall Izmir Smajlaj i Vllaznisë me 1101 pikë. Vetëm pas ditë më pas, Nënkampionia shqiptare e Evropës në garën e 3,000 metrave me pengesa, Luiza Gega, ia ka dalë në Francë të thyejë rekordin kombëtar të një tjetër gare, asaj të 3,000 metrave. Pas 21 vjetësh Gega rrëzon rekordin e Anila Kasatit në 3,000 metra në salla të mbyllura me afro 37 sekonda. Kjo atlete më 1996-ën në Athinë e kishte bërë garën e 3,000 metrave me kohën 9’29”83.

Ndërsa koha e re e Gegës është 8 minuta, 52 sekonda e 53 të qindtat. Ndërkohë, më pak se 48 orë pas triumfit të Luiza Gegës në Francë, është kushërira e saj e parë, 15-vjeçarja Relaksa Dauti, që shpallet nënkampione e Ballkanit në garën e 800 metrave të Kampionatit Ballkanik për Të Rinj e të Reja, që u mbajt në Stamboll. Në garën e Stambollit, Dauti mbërriti e dyta në finish me kohën 2 minuta, 12 sekonda e 74 të qindtat, por vetëm 33 të qindtat e sekondës pas vendit të parë, që u mor nga rumunia Bogos.

Fill pas Dautit, Gega, kthehet të garojë në një tjetër pistë evropiane, duke marrë një tjetër medalje. Atletja shtatshkurtër është kthyer të garojë në disiplinën e saj origjinale, atë të 1,500 metrave, në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Ostravë të Republikës Çeke, duke mbërritur e dyta në finish me kohën 4 minuta, 8 sekonda e 23 të qindtat. Vetëm 7 ditë dhe 3 medalje në veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare, që konfirmojnë formën e jashtëzakonshme të saj.

Bëhet fjalë për Luiza Gegën, e cila më më 17 shkurt, në Mitingun Ndërkombëtar të Atletikës në Salla të Mbyllura në Stamboll, ka bërë një tjetër garë të jashtëzakonshme në disiplinën e 1,500 metrave, duke marrë medaljen e artë. Pas kësaj, atletika shqiptare e ka hedhur vështrimin drejt Kampionatit Ballkanik të Sallave të Mbyllura, që do të mbahej në fund të shkurtit, por dhe në Evropianit në fillim të marsit. Dhe Kampionati Ballkanik i Atletikës në Salla të Mbyllura, që u zhvillua në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, ka sjellë një tjetër sukses së “Mbretëreshës së Sporteve” shqiptare më 25 shkurt.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh