Përkujtohen Lojërat Olimpike të 1968-ës, ato që ndryshuan shumëçka

Share Button

AlbanianSport.com 16/10/2018 12:30

ASNN – Ish-atletët olimpikë kanë përkujtuar ditët e fundit Lojërat Olimpike të vitit 1968 të zhvilluara në Meksiko Siti, me rastin e 50-vjetorit të tyre. Ato do të mbahen mend si moment revoltash dhe trazirash, midis botës së politikës dhe asaj të sportit, të cilat u transmetuan për herë të parë në mbarë globin në televizor me  ngjyra. Fosbëri dhe Bimon u kthyen në stadiumin olimpik për të marrë pjesë si veteranë të Lojërave të 1968 duke marshuar në formacion për të formuar unazat olimpike.

Enriketa Basilio, sportistja e parë olimpike meksikane ndezi pishtarin olimpik. Njeriu që organizoi ceremoninë e hapjes, Luis Armida, kujtoi momentin pesë dekada më parë kur Basilio bëri të njëjtën gjë. “Kjo vajzë e gjatë dhe e hollë atëherë nuk vraponte, por fluturonte, ajo dukej si gazelë”, – tha ai për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Tanimë në moshën 70-vjeçare, Basilio, ashtu si të gjithë atletët, ishte pak më pak gazelë tani.

Por, megjithatë, ajo mezi priste të ngjitej në majë të shkallëve që të çonin te flaka për të ndezur pishtarin. Ky përvjetor ka sjellë kujtime të mëdha për Meksikën, ku erërat e ndryshimit po frynin në vitin 1968. Në natën e 2 tetorit, 10 ditë para ceremonisë së hapjes së olimpiadës, trupat e ushtrisë hapën zjarr mbi 8,000 demonstrues paqësorë në Meksiko Siti, duke vrarë rreth 500 veta. Smith dhe Karlos, atletët me ngjyrë që fituam medaljet e arta e të bronxta në 200 metra ngritën grushtet në podium.

Ata e bënë këtë në formë proteste kundër racizmit në Shtetet e Bashkuara dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Për këtë gjest ata u përjashtuan nga delegacioni amerikan dhe u dërguan në shtëpi. Protestat e tjera përfshinë gjimnasten çekosllovake Vera Caslavska, e cila fitoi medaljen e argjendtë, teksa uli kokën, kur u ekzekutua himni sovjetik për medaljen e artë të Larisa Petrik, duke kujtuar se si tanket e Moskës kishin shtypur dekomracinë e sapolindur të vendit të saj.

Por Lojërat ishin gjithashtu mahnitëse si sport i pastër. Aty u thyen 30 rekorde botërore dhe 76 rekorde olimpike.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh