Përcaktohet dyshja finaliste e titullit, Goga Basket sfidon Flamurtarin

Share Button

Basketball-logo-Femra

AlbanianSport.com 18.05.2016 07:05

ASNN – Do të jetë Flamurtari-Goga Basket finalja e madhe për titull e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra. Ndërkohë që vlonjatet e kishin mbyllur në dy ndeshje duelin gjysmëfinal me Vllazninë, dueli tjetër gjysmëfinal ka shkuar në ndeshjen e tretë dhe skuadra durrsake ka triumfuar ndaj bardhebluve me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra ka njohur edhe finalisten e dytë të këtij sezoni dhe përballë kampiones në fuqi, Flamurtarit, do të jetë skuadra e Goga Basket. Durrsaket e drejtuara nga veterani Astrit Greva dhe ndihmëstrajneri Vladimir Xheka, e kanë fituar takimin e tretë gjysmëfinal me Tiranën, duke triumfuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në duelin me kryeqytetaset.

Në fakt, ishin vajzat bardheblu, të drejtuara nga trajneri Erdal Borova, që e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar pjesën e parë 21-25. Por vendaset e kanë përmbysur gjithçka, duke i fituar dy pjesët e tjera 30-15 dhe 26-23 dhe duke kryesuar pas gjysmëore lojë me shifrat 77-63. Tirana e fiton pjesën e katërt dhe të fundit 18-17, por në fund është Goga Basket që triumfon me rezultatin e përgjithshëm 94-81 dhe siguron vendin në finale.

 

Goga Basket – Tirana          94-81

21-25, 30-15, 26-23, 17-18

Goga Basket: Përmeti (9), Turçinoviç (12), Xhanaj (26), Qypi (22), Mehmeti (14) / Memushi (2), Popoviç (7), Dishnica (2). Trajner: A. Greva

Tirana: Gjoni (20). E. Bujari (28), G. Bujari (6), Komti (11), Hoxhaj (14) / Jaçe (2). Trajner: E. Borova

Gjyqtarë: G. Cici, E. Hoxhaj, H. Trajer.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh