Pelegrini: Koronavirusi, nuk ekziston vetëm futbolli, por edhe sporte të tjera

Share Button

AlbanianSport.com 14/04/2020 20:05

ASNN – Ajo është një ikonë e sportit dhe jo vetëm atij italian, por atij evropian dhe botëror, duke qenë një nga sportistet që ka shkruan historinë e notit të këtyre dy dhjetëvjeçarëve të parë të mijëvjeçarit të ri. Kampione olimpike në 2008-ën dhe kampione e shumëfishtë e Evropës dhe e botës, por edhe rekordmbajtëse e garës së 200 m stil i lirë, Federika Pelegrini, është padyshim një personazh me peshë në botën e sportit dhe nuk ka vonuar të vijë edhe reagimi i saj sa i përket krizës së shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

Notarja italiane ka deklaruar për “Radio 24” se ajo kishte bërë shumë përgatitje përpara se “Tokio 2020” të vendosej të shtyhej për vitin që vjen. Ndërsa shprehet e shqetësuar për moshën e saj për vitin e ardhshëm, teksa tanimë i ka lënë pas 30 vite të jetës së saj, Pelegrini thekson se është shumë e gatshme për momentin kur të rifillojë sporti dhe shton se nuk duhet të flitet vetëm për futbollin. “Një vit nuk është shumë, ama sjell shumë humbje, – ka deklaruar ajo. – Është e logjikshme që në diskutimet për rihapjen e përgjithshme, sporti duhet të konsiderohet si një punë e madhe për të cilën ka nevojë vendi.”

“Më vjen keq që dëgjoj të flitet vetëm për futbollin, sepse ekzistojnë dhe sporte të tjera, – ka vijuar Pelegrini. – Shëndeti vjen në radhë të parë, por, nëse fillojmë të hapemi përsëri, të paktën ne e rihapim sportin për profesionistët. Për ne ndryshon shumë kur jemi pushim pasdite të shtunën dhe të dielën dhe jo më kur jemi për një muaj e gjysmë.” Më tej, notarja italiane ka folur edhe Olimpiadën. “Le të dalim nga kjo karantinë dhe t’i rikthehemi përsëri përgatitjeve, – ka thënë ai. – Unë mbetem shumë e përkushtuar, sepse i vura vetes qëllimin e pjesëmarrjes në Olimpiadën time të 5-të.”

“Unë nuk shqetësohem për arsyet, por në një vit, në not shumë gjëra ndryshojnë, mbase në një vit del një vajzë e re, – ka pohuar Pelegrini. – Do të jem 32 vjeç në gusht të vitit të ardhshëm dhe kisha kohë të përgatisja veten para vendimit zyrtar të shtyrjes. Do të varet shumë nga fizika ime, në këtë moshë unë nuk i afrohen stërvitjes si të isha 20 vjeç, por, tani për tani, jam në formë.” Ajo nuk pajtohet edhe aq me dy flamurmbajtës në Tokio, një mashkull e një femër. “Unë nuk jam dakord aq shumë, pasi “kapiteni” është një, qoftë mashkull apo femër.”

“Unë kam qenë 4 vjet më parë, tani mund të jetë një tjetër. Ekipi duhet të identifikojë veten tek një person dhe, pa hequr asgjë nga askush, unë do të vazhdoja traditën”, – ka përfunduar notarja italiane, Federika Pelegrini.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh