AlbanianSport.com 27.10.2016 14:20
“FIBA Europe Cup” ka luajtur turin e saj të dytë në grupe dhe Peja ka gjetur suksesin e saj të parë, teksa ka fituar në Palestrën “Karagaqi” ndaj AEK Petrolinës me shifrat 87-82 (17-19, 32-15, 21-24, 17-24).
Ndërkohë SIGAL Prishtina ka humbur në shtesën në Pallatin e Sportit dhe të Rinisë ndaj Rilski Sport 100-104 (16-31, 30-22, 24-20, 23-20). Dhe në barazimin 93-93 në 5 minuta shtesë maqedonasit kanë fituar 7-11.
12 pikë për Gerti Shimën, por SIGAL Prishtina vijon të kalojë momente të vështira, edhe pse ka ndërruar trajner.