AlbanianSport.com 19/07/2022 19:55
ASNN – Dy herë kampioni olimpik i patinazhit artistik, japonezi Juzuru Hanju, është tërhequr nga sporti në moshën 27 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur vetë patinatori të martën nëpërmjet një konference për shtyp. Shkak janë bërë dëmtimet e shumta që Hanju ka pësuar gjatë karrierës së tij.
I mbiquajturi “Princi i Akullit’ u rrëzua nga froni si kampion olimpik nga rivali Nejtan Çen i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Hanju përfundoi në vendin e 4-t në Olimpiadën Dimërore të Pekinit, pikërisht për shkak të dëmtimeve. “Unë nuk do të krahasohem më me patinatorët e tjerë si konkurrent”, – tha Hanju.
“Nuk kam asnjë peng. Unë dua të vazhdoj të bëj më të mirën time tashmë me fëmijët”, – shtoi ai, duke folur para media në Tokjo. Ai fitoi titullin e tij të parë olimpik në Olimpiadën e Soçit në 2014-ën dhe më pas u bë njeriu i parë në 66 vjet që mbrojti kurorën e tij 4 vjet më vonë në Pjeongçeng.
Ai gjithashtu ka fituar Kampionatin Botëror në 2014-ën dhe 2017-ën, por dëmtimet e viteve të fundit, duke përfshirë një problem me ligamentin e kyçit të këmbës, nuk e lanë të fitojë medaljen e radhës olimpike. Hanju është një hero kombëtar në Japoni, ai ka fituar çmimin prestigjioz të Nderit të Popullit të vendit të tij në 2018, dhe çdo lëvizje e tij është lajm kryesor.