AlbanianSport.com 20/01/2019 20:15
ASNN – Pasuesit më të mirë në Evropë, “Topi i Artë” vetëm në vend të 10-të, Mesi as nuk përfshihet në listë. Kriteret e përdorura për të zgjedhur këta lojtarë janë të paturit e një mesatare minimale prej 55 pasimesh për një ndeshje, të paktën 88% saktësi dhe minimalisht 1 pasim vendimtar për ndeshje, që nënkupton minimalisht një pasim që konkretizohet me gol. Megjithatë, AlbanianSport.com ju ka sjellë 10 lojtarët më të mirë pasues në Evropë, në ligat kryesore futbollistike, të cilët do të keni mundësi t’i lexoni përgjatë këtyre dy ditëve, në një rend zbritës nga numri 10 tek numri 1 dhe sot është pjesa e dytë dhe e fundit:
- Thiago Alkantara – Shpresa e mesfushës së Spanjës…
Është shumë e trishtueshme që ai luan në Bundesligë, pasi lojtarët e tjerë në Bundesligë as i afrohen statistikave të tij mahnitëse. Statistikat e tij në ligë këtë sezon janë një dëshmi për arritjet e tij të mrekullueshme si pasues perfekt dhe një driblues mjaft i mirë. Ai bën 67.7 pasime dhe depërtime në një ndeshje, me një saktësi prej 90.9%. Ai gjithashtu bën 1.8 pasime kyçe, së bashku me 5.4 pasime të gjata. Ai mund të ketë vetëm një ndihmesë për emrin e tij deri më tani këtë sezon, por kur është fjala për pasimet e topit, ai është një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës, në mënyrë të padiskutueshme një “xhevahir”, shpresa e mesfushës së kombëtares spanjolle.
- Zhan Mikael Seri – O Seri, O Seri! Nisa ka me çfarë të lavdërohet
Ka një arsye pse Barcelona e donte atë verën e kaluar. Seri është dikush që kontrollon lojën, mesfushor me aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të pasuar topin. Në të vërtetë, ai bën 84.7 pasime në çdo ndeshje, me një saktësi prej 90.4%. Kjo nuk është e gjitha, megjithatë, ai gjithashtu realizon 4.9 pasime të gjata, 1.3 pasime të kryqëzuara diagonal, si dhe 2 pasime kyçe në çdo ndeshje. Ai ka realizuar 3 pasime goli dhe konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë jo vetëm në ligën franceze, por edhe në botë.
- Marko Verrati – Mesfushori më i mirë që luan në Francë
Lojtari i parë në top-3 është askush tjetër përveç italianit Marko Verrati i Paris SG-së. Ndërkohë që ai ende nuk mund të konsiderohet si një nga 3 mesfushorët më të mirë në botë, ai është padyshim ndër magjistarët e vërtetë të pasimit të shkurtër e të gjatë, me aftësi të veçanta në depërtim dhe ndërtim loje. Verrati bën 92.4 pasime në çdo ndeshje me një saktësi prej 90.7%. Në krye të kësaj, ai bën 5.2 pasime të gjata në çdo ndeshje, ndërsa gjithashtu vjen me 1.2 pasime ideale për gol në çdo ndeshje. Këto statistika mund të duken pak për të qenë në top-3 më të mirët, por duhet pranuar fakti se marko Verrati i ka këto shifra si mesfushor që luan para mbrojtjes dhe jo si pasues i fundit, kështu që shifrat e tij janë mahnitëse.
- Zhorzhinjo – Mjeshtri i pasimit…
Çellsi që këmbënguli për ta marrë nga Napoli kishte të drejtë. Kur vjen puna për të bërë një përmbledhje, nuk ka asnjë lojtar më të mirë se Zhorzhinjo. Ky është një njeri që mban rekordin e pasimeve në një ndeshje, me 180 pasa të suksesshme kundër Kagliarit sezonin e kaluar. Këtë sezon, ai ka bërë 95.6 pasime për lojë, që është çmenduri në vetvete, dhe ka një saktësi 89.3%. Ai ka realizuar njëkohësisht 2.5 pasime të gjata për çdo ndeshje dhe ka 4 pasime të shndërruara në gol. Së fundi, ai realizon mesatarisht 1,5 pasime kyçe për ndeshje, duke merituar falë shifrave vendin e dytë në këtë renditje.
1.Toni Kros – Kontrolli i Krosit….
Të gjithë mund të prisnin që në këtë renditje të ishin dy lojtarë, Lionel Mesi dhe Eden Hazard, futbollistë me kontroll topi të pabesueshëm dhe pasues të saktë e të zhdërvjelltë, përpos dhe driblues të mrekullueshëm dhe kreativë në lojë. Por jo, pasuesi më i mirë në botë është mesfushori gjerman i Realit të Madridit, Toni Kros. Ky futbollist mund të emërtohet edhe si makineria e pasimit. Në të vërtetë, ky është një njeri që mund të kontrollojë lojën dhe ndeshjen në tërësi në çdo lloj sistemi e moduli taktik. Për Madridin deri më tani këtë sezon, ai ka bërë 78.2 pasime për ndeshje dhe me një saktësi prej 92.5%, shifër gati-gati e pabesueshme, sepse ka saktësinë më të madhe nga të gjithë lojtarët e marrë në vlerësim. Krosi realizon, gjithashtu, 2.4 pasime kyçe për ndeshje (që çojnë ekipin në pozicion goditjeje të portës kundërshtare) dhe ka realizuar 4 pasime për gol. Jo vetëm kaq, por Toni Kros realizon 5.7 pasime të gjata dhe janë vetë shifrat që e çmojnë gjermanin si lojtarin pasues më të mirë në kontinent. Së fundi, ai është gjithashtu një kalimtar i mirë gjatë topit pasi ai bën 5.7 topa të suksesshme gjatë secilës lojë. Kjo është një nga arsyet pse Krosi nderohet si një nga më të mirat në biznes.