AlbanianSport.com 29.01.2015 22:35
ASNN – Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për ndeshjen Vllaznia-Kukësi, pasi ekzistojnë dyshime për trukim. Burime pranë saj kësaj prokuroria bënë të ditur për televizionin informativ shqiptar, ABC News, se hetimet kanë filluar menjëherë pas akuzave në media, ku pala shkodrane akuzoi atë kuksiane për tentativë trukimi.
Klubi i Vllaznisë, ndërkaq, ka bërë kallëzim në prokurori ku kërkohet të zbardhet e vërteta e ndeshjes, dhe në hetimin e saj, prokuroria e Shkodrës i është referuar edhe këtij kallëzimi. Kukësi fitoi 2-1 në Shkodër në javën e fundit të Kategorisë Superiore, por më pas dolën akuzat për blerje të ndeshjes.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin për ndeshjen Flamurtari-Teuta.