Pas pak, sfida e “vendit të 3-të”, Shqipëria përballet me Izraelin

Share Button

shqiperi-izrael-tabela

AlbanianSport.com 12.11.2016 19:50

ASNN – Shqipëria luan sot në mbrëmje ndeshjen e katërt në grupin G eliminator të Botërorit “Rusi 2018”. Përballë kuqezinjve në Elbasan Arena do të jetë përfaqësuesja e Izraelit. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje me 6 pikë të barabarta. Ndaj Izraelit, trajneri Xhovani De Biazi do të luajë me skemën 4-1-4-1, me Berishën në portë, Agolli, Mavraj, Gjimshiti dhe Hysaj në mbrojtje, Kukeli organizatori i kuqezinjve, në mesfushë Abrashi, Xhaka, më të avancuar, Llullaku dhe Memushaj të cilët do të ndihmojnë Balajn të vetëm në sulm.

Duke parë këtë modul loje duket se misioni i skuadrës sonë në këtë sfidë është mbrojtje hermetike dhe synim me goditje të befasishme në sulm, në rastet që do të krijohen. Trajneri De Biazi si dhe lojtarët tanë në konferencat për shtyp kanë deklaruar se ndaj Izraelit kërkojnë vetëm fitoren. Ndërkohë që trajneri i Izraelit, Levi u shpreh një ditë më parë se do të ishte i kënaqur me një barazim. Por duke parë formacionin dhe skemën me të cilën do të luajë kundërshtari, pra, 4-3-3 duket se synimi i tyre është krejt ndryshe.

Në portë do jetë Goresh, në mbrojtje, Dasa, Gershon, Tzedek dhe Ben Harush, në mesfushë, Kohen, Lavi dhe Natko, ndërsa në sulm Zahavi, Hemed dhe Ben Haim. Pikat më të forta të Izraelit mbeten kundërsulmi dhe goditjet nga distanca, ndërsa çalon në mbrojtje dhe mesfushë. Ndeshja Shqipëri-Izrael do të gjykohet nga gjyqtar gjerman, Deniz Ajtekin. Sipas kompanive të basteve, Shqipëria është favorite për ta fituar ndeshjen teksa një triumf i kuqezinjve kuotohet me koefiçientin 22. ndërsa fitorja e miqve 3.2. Ndërsa barazimi ka një koefiçient 3.

Ndeshja Shqipëri-Izrael do të luhet sot në mbrëmje në Elbasan Arena në orën 20.45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh