AlbanianSport.com 22/10/2018 13:50
ASNN – Përveç Milanit, një tjetër gjigant i futbollit evropian, Reali i Madridit, po e kërkon Zllatan Ibrahimoviçin. Klubi spanjoll e dëshiron sulmuesin suedez që në merkaton e dimrit, pra në janar.
Ai mund të jetë zhvendosur në “tokën e premtuar”, në Amerikë, por kjo nuk nënkupton se në kontinentin e vjetër e kanë harruar. Përkundrazi, përveç Milanit, një tjetër gjigant i futbollit evropian, Reali i Madridit, po e kërkon Zllatan Ibrahimoviçin.
Klubi spanjoll e dëshiron sulmuesin suedez që në merkaton e dimrit, pra në janar. Ibrahimoviçi momentalisht është pjesë e klubit amerikan, Los Anxheles Galaksi, dhe nga janari, kampionati amerikan i futbollit, MLS-ja, është pushim.
Dhe suedezi mund ta shfrytëzojë këtë mundësi që të huazohet për disa muaj në “Santiago Bernabeu”. Klubi madrilen po ka vështirësi që të shënojë gola, pasi theu rekordin e tmerrshëm, duke mos shënuar gola për tetë orë.
Ky rekord u thye nga goli i Marselos në humbjen ndaj Levantes. Në 25 ndeshje me klubin amerikan, Ibrahimoviçi i ka shënuar 21 gola. Përveç Realit të Madridit, suedezi është përfolur edhe për një huazim të mundshëm tek Milani.