Gjergj Vyshka 17.08.2016 17:05
Ka muaj që është folur e diskutuar e kjo që nga momenti i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Ligën e Evropës në volejboll për femra, e cila në Durrës në qershor fitoi dy ndeshje 3-2 me Poloninë dhe Bjellorusinë, për një marrëveshje bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe RTSH-së.
Ashtu sikurse dhe basketbollit, edhe volejbolli për tre vjet pritet të jetë në RTSH. Dhe këtë e thotë presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, që ka treguar për “Sport Ekspres” se shumë shpejt do të vijë kjo marrëveshje.
“Jemi në hapat e fundit, sepse kemi bërë disa korrigjime nga ana juridike dhe shumë shpejt do ta firmosim dhe ne marrëveshjen me RTSH-në”, – ka thënë Pëllumbi.