AlbanianSport.com 15.01.2016 18:20
ASNN – Dy rivalet e kryeqytetit të Spanjës, Reali i Madridit dhe Atletiko e Madridit, nuk mund të blejnë lojtarë për dy sezonet e ardhshme të merkatos. Dy klubet madrilene janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s për parregullsi në transferimet e futbollistëve të moshës nën 18 vjeç.
Kështu, FIFA ka dënuar Realin dhe Atletikon e Madridit me dy sezone merkato të bllokuara qershor 2016 dhe janar 2017 për parregullsi në transferimet e fubollistëve në moshën nën 18-vjeç.
Pas Barcelonës, Komisioni i Disiplinës në FIFA dënon kështu edhe dy klubet madrilene. Reali dhe Atletiko duhet të paguajnë një gjobë secila prej 360 mijë e 900 mijë franga zvicerane.
Duhet theksuar fakti se dy skuadrat madrilene mund të blejnë lojtarë por nuk mund t’i federojnë, pra nuk mund të luajnë me fanellat e tyre derisa të përfundojë bllokimi I veprimeve nga FIFA.