AlbanianSport.com 28.03.2015 19:45
ASNN – Është luajtur sonte ndeshja e fundit e javës së 19-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga dhe Partizani ka vuajtur, por ia ka dalë ta mposhtë Apoloninë me rezultatin 64-60, një rezultat ky që sidoqoftë ka vlejtur pak, pasi të kuqtë e kishin siguruar vendin e 4-t dhe vendin në “play-off”-in final, ndërsa fierakët sezonin e ardhshëm do të luajnë një sezon më poshtë.
Dy ndeshjet e para të javës së 19-të janë luajtur të premten në mbrëmje kampionia në fuqi, Vllaznia, ka mundur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet ekipin e Tiranës, me rezultatin 71-63. Sidoqoftë, ky rezultat nuk ka ndryshuar asgjë në tabelën e renditjes, ku ekipi bardheblu i drejtuar nga trajneri Bujar Shehu, mban në vendin e parë në kuotën e 36 pikëve, dy më tepër sesa rivalët veriorë. Te Vllaznia spikati amerikani Hog, i cili realizoi i vetëm 37 pikë.
Në takimin tjetër të javës së 19-të të Superligës, të luajtur mbrëmë, Kamza Basket e trajnerit Adem Muhametaj ka korrur fitoren e 12-të në një sezon ku ka pësuar edhe 7 humbje. Fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë fituar të premten ndeshjen e radhës në kampionat, duke mundur me rezultatin 81-66 Flamurtarin. Në fazën e “play-off”-it, Tirana do të luajë derbin kundër Partizanit, ndërsa Vllaznia, e cila mban vendin e dytë, do të përballet me Kamza Basketin, që renditet e treta.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 19-të
(27-28 mars 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Flamurtari 81-66
Tirana – Vllaznia 63-71
Të shtunën:
Partizani – Apolonia 64-60
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 19 17 2 1609-1209 36
- Vllaznia 19 15 4 1559-1286 34
- Kamza Basket 19 12 7 1459-1191 31
- Partizani 19 9 10 1216-1355 28
- Flamurtari 19 4 15 1299-1485 23
- Apolonia 19 0 19 1141-1678 19