AlbanianSport.com 26.12.2016 16:10
ASNN – Tek sfidantja e Kukësit dhe Skënderbeut për kurorën e kampiones, tek Partizani, besojnë se në fund të dy fazave të para, duhet të ishin në vendin e parë të renditjes.
Kampionati nuk filloi mirë, por me ardhjen e Starovës ekipi u ngrit dhe është brenda objektivave. Genc Tomori nuk pranon t’i tregojë emrat, por tek të kuqtë do të afrohen 3 futbollistë të rinj në merkaton e janarit.
Drejtuesi Tomori parashikon që edhe në dy fazat e tjera të kampionatit do të ketë rivalitet të lartë mes 4 ekipeve të para në renditje. Pas pak ditësh Partizani do të niset për një fazë përgatitore në Antalya të Turqisë.
Sipas informacioneve paraprake nga klubi i kuq, Partizai planifikohet të zhvillojë atje, ndër të tjera, edhe dy ndeshjen miqësore me kundërshtarë cilësorë si Fenerbahçe e Stambollit dhe Kabalaja e Azerbajxhanit.