AlbanianSport.com 12.01.2017 18:20
ASNN – Në fakt, nëse do të bënim një paralelizëm me nuanca humori, kjo e sotmja ngjason pak me atë refrenin e këngës së Ali Pashë Tepelenës, “… koka në Stamboll, trupi në Janinë”, por, në këtë rast, modifikimin do të ishte “… skuadra në Antalia, merkato në Tiranë”. Kjo sepse Partizani ka bërë blerjen e dytë të kësaj merkatoje të dimrit.
Marko Cetkoviç ka firmosur për të kuqtë e kryeqytetit dhe njoftimi është bërë zyrtar nga klubi në rrjetet sociale. Në komunikatë thuhet se fantazisti malazez është përforcimi i radhës, pasi ka firmosur sot kontratën. Lojtari i cili spikati në kampionatin shqiptar përgjatë dy sezoneve me Laçin, rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës 6 mujore në kampionatin boshnjak me skuadrën e Sarajevës.
Mesfushori konsiderohet mjaft i vlefshëm për objektivin që ka skuadra në këtë sezon, fitimin e titullit “kampion”. Kështu, malazezi Marko Cetkoviç është zyrtarisht një futbollist i Partizanit. Futbollisti, me të cilin “të kuqtë” ishin në negociata prej disa kohësh, të enjten ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me klubin kryeqytetas. Ai do të niset menjëherë drejt Antaljas, në Turqi, për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.
Njoftimi është dhënë nga klubi, që ka shpjeguar se ky është një përforcim i rëndësishëm për Partizanin në synimin e titullit “kampion”. Lojtari, i cili spikati në Kategorinë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit përgjatë dy sezoneve me Laçin, rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës 6-mujore në kampionatin boshnjak, me skuadrën e Sarajevës.