AlbanianSport.com 08.08.2015 22:05
ASNN – Partizani i ka dhënë fund periudhës përgatitore në Maqedoni, ndërsa është kthyer në kryeqytet, ku ka fituar mbrëmë edhe turneun “Egnatia Cup”, duke triumfuar mbi Teutën dhe Frosinonen.
Të kuqtë e Starovës janë në pritje të mesfushorit Hair Zeqiri, ndërsa me të është arritur dhe akord paraprak. Por mesfushori më parë duhet të zgjidhë çështjen e kontratës me Kukësin dhe presidentin Gjici.
Parashikohet që fillimisht të dyja palët të gjejnë dakordësinë dhe më pas Zeqiri të jetë te Partizani. Madje të kuqtë presin dhe një tjetër lojtar të Kukësit, një njohje të vjetër, si qendërmbrojtësi Renato Malota.
Përfundimi i ndeshjes së verilindorëve me polakët e Legias Varshavës dhe eliminimi nga Liga e Evropës, duket se do të sqarojë shumë gjëra për Zeqirin e Malotën, të cilët kërkohen nga Partizani.