AlbanianSport.com 14.03.2016 23:10
ASNN – Andrea Agostineli dhe Mirel Josa janë prononcuar për mediat në përfundim të takimit Partizani-Skënderbeu që u mbyll 1-1. Agostineli ka shprehur keqardhjen për barazimin kur skuadra e tij mund ta kishte fituar takimin, ndërsa Josa ka pranuar faktin se e dinte që ndaj Partizanit do të ishte një ndeshje e vështirë.
Në përfundim të ndeshjes, dy trajnerët përkatës, Agostineli i Partizanit dhe Josa i Skënderbeut kanë dhënë mendimet e tyre për sfidën që u mbyll 1-1. Trajneri i të kuqve nuk ka mbetur aspak i kënaqur me barazimin. “Barazimi na bën shumë keq”, – ka thënë Agostineli.
“Sepse kur ke mundësi ta mbyllësh takimin me fitore, humbet një 11-metërsh dhe pëson një gol nga goditjet standarde është një gabim shumë i madh, – ka vijuar ai. – Çdokush humbet një 11-metërsh, kjo nuk është ndonjë gjë e madhe, por gabimi që bënë lojtarët e mi në mbrojtje në fund të takimit, kur pësuan dhe golin është i pafalshëm.”
“Më vjen shumë keq që ndeshja mbaroi në barazim”, – përfundoi trajneri i Partizanit, Andrea Agostineli. Ndërsa homologu i tij, trajneri kryeqytetas i korçarëve, Mirel Josa, ka pranuar se ndeshja me Partizanin ishte e vështirë. Pas rezultatit 1-1, diferenca midis Skënderbeut kryesues dhe Partizanit ndjekës mbetet 4 pikë.