AlbanianSport.com 09.02.2015 23:40
ASNN – Supersfida e javës së 21-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtartë Futbollit, Partizani-Skënderbeu është mbyllur në barazim, pa gola. Në Stadiumin “Niko Dovana” zbritën në fushën e lojës dy skuadra që kërkonin fitoren për t’iu afruar kreut por që në fund më shumë sesa ta gjenin atë, u munduan të mos pësonin duke bërë që ndeshja të përfundonte me rrjeta të paprekura.
Të dy kampet e kishin përqendruar lojën e tyre në mesfushë aq sa rastet në fushë u panë rastet me pikatore. Lojë fizike dyluftime të ashpra por dhe gabime në gjykim ishte ajo çfarë dhuruan 90 minutat me protagonist kryesorin Kridens Meta, i cili anuloi një gol të korçarëve që u kontestua gjatë. Në fakt, gjyqtari kryesor u bë protagonist në një ndeshje, ku rolin kryesor duhej ta merrte një nga lojtarët e Partizanit apo Skënderbeut.
Gjyqtari nga Tirana anuloi në mënyrë të pashpjegueshme golin e Skënderbeut, duke bërë që supersfida e javës së 21-të mes Partizanit dhe korçarëve të përfundonte në barazim pa gola. Në pjesën e parë, të dyja skuadrat luajtën në mesfushë, duke mos i dhënë mundësi njëra-tjetrës të rrezikonin në portat kundërshtare.
Rastet e vetme ishin në fundin e pjesës së parë, por si Shehi, ashtu dhe Hoxha nuk lejuan që portat e tyre të prekeshin. Në fillimin e 45-minutëshit të dytë, Skënderbeu rrezikoi disa herë, por lojtarët e saj nuk arritën të shënonin golin e epërsi. Edhe futbollistët e Partizanit shpërdoruan disa raste, duke bërë që në fund këto dy skuadra të ndajnë nga një pikë dhe të ruajnë vendet e tyre në klasifikim.
Pjesa tjetër pa dy portierët Shehi dhe Hoxha që nuk lejuan portat e tyre të prekeshin. Në fund vetëm 0-0 mes dy ekipeve që luftojnë për titullin “kampion”, mes mbrojtjes dhe sulmit më të mirë të kampionatit. Partizani dhe Skënderbeu ngjiten në kuotën e 41 pikëve duke ruajtur përkatësisht vendin e trete dhe të katërt në kampionat, me 3 pikë më pak se kryesuesit e Tiranës dhe Kukësit.
Kategoria Superiore
Java e 21-të
Të dielën, 8 shkurt 2015:
Elbasani – Teuta 1-0
Shënues: Lamçja 77’
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Laçi – Kukësi 2-1
Shënues: Meto 40’, 69’ / Pejiç 25’
Drejtpërdrejt në RTSH
Stadiumi i Laçit
Vllaznia – Tirana 1-0
Shënues: Elis Bakaj 90’+4
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Flamurtari – Apolonia 1-0
Shënues: Telushi 45’(11-m.)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Të dielën, 8 shkurt 2015:
Partizani – Skënderbeu 0-0
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tirana 21 13 5 3 28-12 44
- Kukësi 21 14 2 5 27-13 44
- Skënderbeu 21 12 5 4 30-10 41
- Partizani 2 12 5 4 19-8 41
- Laçi 21 8 8 5 22-14 32
- Flamurtari 21 7 7 7 17-14 28
- Vllaznia 21 8 2 11 18-22 23
- Teuta 21 6 1 14 19-30 19
- Elbasani 21 4 0 17 12-38 12
- Apolonia 21 2 3 16 4-35 9