Partizani / Shënuesi i golit, Asani, ironi me Gjicin: A i pa gjunjët tanë?!

Share Button

AlbanianSport.com 29/03/2019 21:45

ASNN – Autori i golit të barazimit për Partizanin, në ndeshjenpërballë Kukësit, Jasir Asani, u shpreh pas ndeshjes se të kuqtë e meritonin pikën e marrë dhe madje kishin pasur raste mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen. Asani ka përfituar nga rasti për të sqaruar edhe pozicionin e tij në festimin e golit, një gjest që ka të bëjë me presidentin e Kukësit Safet Gjici, i cili ishte shprehur se Partizanit në këtë periudhë i bien gjunjët, ose më saktë e lënë gjunjët.

Por që në këtë ndeshje, sipas Asanit, ishte Kukësi që s’kishte gjunjë. “E kuptojnë ata që janë sipër për kë e kisha festimin, – u shpreh Asani pa e vrarë mendjen se një lloj festimi i tillë me gjeste mund të jetë edhe objekt penaliteti disiplinor nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, – se dëgjojmë gjëra e intervista për gjunjë që lëshojnë tani a në maj. E tregoi Partizani në këto ndeshje se kujt i lëshojnë gjunjët, kishim raste të tjera, gjunjët tanë janë shumë të sigurt e shumë të forte.”

Më tej Asani foli për 11-metërshin  e akorduar nga Jorgji, duke thënë se ajo ishte e padiskutueshme dhe e kishte pranuar edhe vetë Cuculi. “Duhet të pyetni Cuculin se vetë më tha se ishte 11-metërsh, shihet qartësisht se është i tillë, – tha më tej sulmuesi i të kuqve. – Në ndeshjen tjetër mund të jetë Bardhi apo kushdo tjetër, por është mirë që mora 11-metërshin. Ne kemi pasur shumë mungesa të rëndësishme, kishim Telushin, Malën, Bardhi nuk ishte 100%.”

“Por kishim titullarë të tjerë që dhanë maksimumin dhe ia dolëm – ka vijuar ai. – Isha shumë i sigurt se do të shënoja nga pika e bardhë, kisha shumë vetëbesim.” Në fund, talenti i Partizanit pranoi se kampionati ka ende shumë ndeshje deri në fund dhe nuk duhej folur për titullin që tani dhe se të gjitha ndeshjet e mbetura do të merrnin vëmendjen maksimale të “demave”. “Nuk flasim që tani për titullin që kemi edhe shumë ndeshje”, – ka thënë Asani.

“Secila ndeshje është e vështirë, Kukësi është i fortë. Por sot treguam se kush është më i fortë për kampion, nëse i marrim ndeshjet një nga një jemi në rrugën e duhur për të shkuar te titulli”, – shtoi më tej “heroi” i Partizanit të premten në Stadiumin “Loro Borici”, Jasir Asani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh