AlbanianSport.com 14/01/2024 08:55
ASNN – Ka debutuar me një fitore në Kategorinë Superiore, pasi Partizani i tij arriti të mposhtë Teutën falë një 11-metërshi të realizuar nga Tedi Cara dhe Orges Shehi nuk e ka fshehur se e ka kënaqur më tepër rezultati sesa loja. Trajneri i të kuqve u shpreh se pikët janë shumë të rëndësishme dhe në formë të plotë do të jenë kur të gjithë lojtarët të rikthehen nga dëmtimi.
“Në futboll rezultati është primar, ishte një ndeshje e vështirë, kemi pak ditë që e punojmë kishim pak merak ndryshimin e fushës dhje klimës, të rëndësishme janë pikët por sigurisht mund të bëjmë edhe më mirë në konfigurim”, – ka deklaruar ai pas ndeshjes. Bëmë detyrën e shtëpisë dhe jo ndonjë gjë të madhe na pret një punë më e madhe.
“Në fillim e fillova skemën ndryshe, e ndryshova më pas e kërkova të lëviznim me 3, Teuta në raste të caktuar kërkon të luajë 1 kundër 1, – ka vijuar kreu i stolit të të kuqve kryeqytetas. – Në konfigurim dhe vendosje nuk duhet të nxitonim se fusnim veten në presion. Ndeshjen e parë duhet ta fitosh se është shumë e rëndësishme, lojtarët i pashë në nxjemje që e kaluan dozën e karikimit.”
“Dje kemi humbur Kekon për shkak të këpucëve, ka një dëmtim që nuk mund t’i vishte, – ka pohuar Shehi. – Na u rikthye Skuka, ka personalitet besoj do të na ndihmojë, ditët janë përpara, kampionati është i gjatë. Na mbetet për të punuar dhe përmirësuar, por nuk e di kur mund të vijmë 100 % në formë, kur ta kemi plotë organikën atëherë mund të kërkojmë më shumë.”
“Është një skuadër që ka vrull dhe grintë duam ta mbajmë dhe ta çojmë më lart, dhe më pas detajet se si të dalim në sulm dhe prandaj duhet të krijojmë superioritetin. Duhet të luajmë shpejt, të heqim dorë nga mbajtja e topit, të githë ne do të përmirësohemi, duhet të jemi dhe të të logjikshëm. Një gjë kanë të përbashkët Tirana dhe Partizanit, të dyja duan të jenë në majë, duhet të kemi të ngulitur mentalitetin se çfarë ndryshon pastaj ka ndryshim, por më vonë mund të jap një përgjigje më të qartë”, – ka përfunduar trajneri i Partizanit, Orges Shehi.