AlbanianSport.com 25/11/2018 21:35
ASNN – Kur “shembulli i mirë” bëhet “shembull i keq”, Alban Hoxha e tepron me alkoolin e përfundon në qeli. Alban Hoxha i Partizanit ka përfunduar në komisariat, për shkak se ka drejtuar në gjendje të dehur automjetin. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku portieri i njohur i Partizanit është kapur nga policia rrugore duke ngarë mjetin në gjendje të dehur.
Madje, në komunikatën e policisë thuhet se Hoxha është proceduar për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, e cila është kundravajtje penale dhe lojtari do të duhet të qëndrojë dy ditë në qeli para se të marrë masën nga gjykata e Tiranës. “Nga shërbimet e Policisë Rrugore u arrestuan në flagrancë shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “George W Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.”
Ky ka qenë arsyetimi i policisë, e cila më tej sqaron se “materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal”. Kjo ngjarje na dëshmon se “shembulli i mirë”, siç është portieri i Partizanit, një lojtar i dashur për tifozët e Partizanit dhe të Kombëtares, shndërrohet në “shembull të keq” kur e tepron me pijen.