AlbanianSport.com 10.11.2015 12:30
ASNN – Mesfushori 23 vjeçar Lorenc Trashi do të jetë pjesë e ekipit të kuq edhe për katër vitet në vazhdim, pasi ka arritur një marrëveshje, duke rinovuar kontratën me 15- të herë kampionët e vendit.
Lorenc Trashi është autori i 3 golave përgjatë këtij sezoni dhe mbetet një nga pikat më te forta të ekipit në këtë start të kampionatit.
Ky konfirmim tregon edhe njëherë politikën e klubit të kuq, ku synohet ruajta e grupit dhe të garantohet vazhdimësia pozitive për të ardhmen e klubit.