AlbanianSport.com 14/12/2018 21:45
ASNN – Partizani-Kukësi luajnë me frikë dhe nuk e prishin renditjen, kur mungojnë golat barazimi përkthehet fitore. Java e 17-të e Kategorisë Superiore nisi këtë të premte me një kryendeshje, pikërisht Partizani-Kukësi. Ky duel i luajtur në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet u mbyll në barazim 0-0, duke mos prodhuar fitues, por duke u dhënë të dyja skuadrave nga një pikë, e cila nuk ndryshon pozitat e renditjes dhe bën që Partizani të ruajë kreun e renditjes. Nën reshjet e shiut, dueli midis Partizanit dhe Tiranës nuk pati emocionin e duhur.
Kjo dhe për faktin se mungonte tifozeria si pasojë e dënimit të fushës. Ishte një përballje skuadrash të njëjta për nga mënyra e lojës. Të dyja e kërkuan golin nga kundërsulmi. Në pjesën e parë dominoi Partizani, i cili pretendoi edhe për 11-metërsh, kurse në pjesën e dytë dominoi Kukësi, që rriti vëllimin e lojës sulmuese, por pa gjetur rrjetën kundërshtare. Në tërësi ishte një ndeshje me lojë të ekuilibruar, ku skuadrat më shumë u mbrojtën sesa menduan të sulmonin, prandaj dhe përfundimi 0-0 i kësaj ndeshjeje nuk i prishi ekuilibrat në garë.
Si përfundim, pas 90-minutësh loje të barabartë, edhe rezultati ishte i barabartë dhe i bardhë, 0-0, ku të dy ekipet morën nga një pikë, por kjo pikë i buzëqesh më shumë Partizanit që ruan kreun e renditjes me 36 pikë, ndjekur nga Kukësi me 5 pikë më pak, pra 31 pikë. Duelet e tjera të javës së 17-të do të luhen të shtunën dhe të dielën, ndërsa surprizat priten vetën në fundin e tabelës, sepse në kryesim Partizani ka një diferencë që nuk kërcënohet të paktën në dy ndeshjet e radhës. Ndërkohë, u vërtetua dhe një herë ajo që është thënë e stërthënë.
Që ky sezon nuk ka golashënues të spikatur dhe sidomos Partizanit i mungon një i tillë i mirëfilltë. Të dy ekipet vuajtën për lojtarin që shënon gol dhe kjo e justifikoi mjaft mirë dhe rezultatin “e thatë” të kësaj ndeshjeje. U vërtetua dhe një fakt tjetër nga kjo përballje: Që Partizani dhe Kukësi bëjnë lojë mbrojtëse, pa shumë spektakël, dhe që ëndërrojnë të fitojnë nga kundërsulmi. Taktikë e njëjtë, mbrojtje dhe vetëm mbrojtje e në fund vetëm një pikë, edhe në këtë drejtim barazimi ishte i justifikuar.
Së treti, u vërtetua që Partizani mban kreun falë mbrojtjes së fortë dhe racionalitetit në veprime, njëlloj si Kukësi, ndërsa të dy trajnerët dolën të kënaqur nga loja që nuk humbën dhe e morën pikë e barazimit të sotëm si fitore. Fundja, gara mbetet e hapur edhe pas kësaj ndeshjeje të rëndësishme të javës së 17-të. Pas barazimit të sotëm, Partizani mund të thuhet se është praktikisht “Kampion dimri”.
Kategoria Superiore
Java e 16-të
Të premten, 14 dhjetor 2018:
Partizani – Kukësi 0-0
Të shtunën, 15 dhjetor 2018:
Laçi – Tirana (14:00)
Flamurtari – Kamza (17:00)
Të dielën, 16 dhjetor 2018:
Kastrioti – Teuta (14:00)
Skënderbeu – Luftëtari (17:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 17 9 4 4 16-9 31
- Partizani 17 11 3 3 18-8 36
- Skënderbeu 16 9 3 4 18-9 30
- Teuta 16 8 5 3 19-12 29
- Laçi 16 7 5 4 13-11 26
- Flamurtari 16 7 4 5 14-11 25
- Tirana 16 3 5 8 17-19 14
- Luftëtari 16 4 1 11 11-18 13
- Kamza 16 3 3 10 8-19 12
- Kastrioti 16 3 1 12 11-29 10