AlbanianSport.com 07.04.2015 19:50
ASNN – Takimi me Skënderbeun është vetëm njëra prej finaleve të mbetura të sezonit, por, përtej tij, lufta për titull do të mbetet e hapur deri në fund. Kështu ka deklaruar të martën gjatë konferencës për shtyp kapiteni i Partizanit, Nderim Nexhipi, i cili ka kërkuar përqendrim për sfidën me kampionët në fuqi.
Partizani ndeshet në fundjavë me Skënderbeun në Korçë, në takimin e vlefshëm për javën e 30-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe që sipas të gjitha gjasave do të vulosë fatin e të dyja skuadrave përsa i përket shanseve për titullin “kampion”.
Duke folur për këtë ndeshje, kapiteni i të kuqve, Nderim Nexhipi, thekson se ajo është një nga finalet e mbetura të sezonit. Aktualisht, Kukësi kryeson me renditjen me 61 pikë, një më tepër sesa Skënderbeu dhe dy më tepër sesa Partizani, ndërsa Tirana mban vendin e 4-t, me 57 pikë.