Gjergj Vyshka 13.10.2016 13:20
Skuadra e kuqe u ka dhënë fund përgatitjeve në kuadër të përballjes me Laçin, të vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Trajneri Starova vetëm dje ka pasur mundësinë për ta pasur në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, pasi me ekipin janë përgatitur edhe 3 lojtarët e Nën-21-vjeçarëve kuqezi.
Bëhet fjalë për Ramadanin, Filin dhe Bardhi. Seanca e djeshme është mbajtur në orën 16:00 në Kompleksin “Tirana – Internacional“ në Pezë-Helmës, seancë në të cilën stafi teknik ka vëzhguar edhe gjendjen e lojtarëve. Për vizitën që do t’i bëjë Laçit, skuadra e kuqe është e plotë.
Kjo, pasi nuk vuan dëmtime dhe pezullime për shkak të kartonëve, gjë e cila i jep mundësi trajnerit Starova të ketë mjaft alternativa zgjedhjeje. Në përfundim të seancës stërvitore ekipi i është drejtuar rezidencës Hotel “Vila Park”, atje ku është grumbulluar në prag të sfidës me kurbinasit, e cila do të luhet sot në ora 14:00.
Formacioni i mundshëm i Partizanit
(4-4-1-1)
Hoxha
Fejzullahu, Krasniqi, Atanda, Kalari
Vila, Batha, Ramadani, Trashi
Torasa
Ekuban