Partizani / Gega “shigjeta” FSHF-së: Profesionalizmin po e marrin për dobësi

Share Button

AlbanianSport.com 07/12/2018 22:00

ASNN – Trajneri Skënder Gega doli të premten në konferencë për shtyp ku shpalosi objektivat e Partizanit në prag të ndeshjes të së dielës kundër Teutës, një duel që zhvillohet në Durrës. Në fakt, një dënim i dhënë për tifozët e Partizanit që do të mungojnë një ndeshje, atë ndaj Kukësit javën e ardhshme, ka bërë që të irritohen të gjithë në kampin e kuq. Sidoqoftë, Gega i merr me qetësi të gjitha çështjet, përfshi dhe atë të Alban Hoxhës, që për trajnerin e kuq mbetet lideri i vërtetë i grupit, pavarësisht nëse mban apo jo shiritin e kapitenit.

“Përballja me Teutën është ndeshje si gjithë të tjerat, – u shpreh Gega, – kemi edhe dy ndeshje para se të mbarojë gjysma e kampionatit. E shohim si të radhës dhe është e fortë. Këtë ndeshje shkojmë vetëm për të fituar. Asgjë nuk kam vendosur për formacionin dhe para ndeshjes do të shpallet formacioni shumë më shpejtë para se të nisë ndeshje. Do të ketë lëvizje shumë të vogla. Sa u përket tifozëve, na kënaq dhe më bëhet qejfi që në çdo stadium të jetë i mbushur pasi nxitemi më shumë dhe kënaqemi. Nuk jep presion.”

“E dua stadiumin plot edhe kundër nesh, – shtoi ai. – Unë u bëj thirrje tifozëve këtu që të mos tërhiqen edhe pse nuk dot jenë ndeshjen me Kukësin. Janë pjesa jonë e rëndësishme. Durrësi është afër dhe luajmë në shtëpinë tonë.” “Është bërë vetëm 50% e punës dhe në këtë periudhë të parë kanë lëvizur shumë ekipet në renditje, – theksoi Gega kur u pyet për rivalët në Superiore, – nuk i vë dot gishtin asnjë ekipi dhe nuk mendoj se gjërat janë aq lehtë sa të caktohen deri në dhjetor. Më kënaq vetëm një gol, sa të kalojë topi vijën fatale.”

“Duam 3 pikët, – vijoi ai. – Meqë jemi aty-aty dua të kemi me kujdes dhe të dalim sipër tyre. E vlerësojmë kundërshtarin. Ndeshja e kaluar ka qenë e kaluar dhe kanë kaluar 3 muaj. Shohim nesër.” Nuk kishte si të mungonte në këtë qëndrim të trajnerit komenti i tij për sjelljen e tifozëve të Partizanit, të cilët i ka dënuar Federate. “ Tifozët janë lojtari ynë i 12 dhe me këtë jetë që është në Shqipëri, ata i japin bukuri stadiumeve, – tha ish-futbollisti i të kuqve dhe Kombëtares. – Në derbi tifozët u sollën shumë mirë dhe i dhanë atmosferë derbit edhe pse kundërshtarët nuk ishin.”

“Pa tifozë është bosh, – vijoi trajneri i Partizanit. – Shpresoj të ndryshojnë gjërat deri me Kukësin. Nuk është dhunë pse përqafon futbollistin. Dhunë është kur ndërpret ndeshjen, sulmon gjyqtarin ose futbollistët, por jo të përqafosh dikë. Ai u fut dhe iku për 30 sekonda. Klubi ka gjuhën e vet se si do të ankohet dhe do të gjejë të drejtën e tyre. Nuk them që është shembull i mire futja e tifozëve në fushë, por ka tolerime dhe investigim se sa kanë ndikuar në ndeshje. Është ndryshe rasti i Tiranës, pasi ata dolën shumë shpejtë.”

“Kompania që ka marrë përsipër ndeshjen, duhet të jetë vigjilente pasi është lehtë të hash fara”, – ironizoi ai. Rrjedhimisht pas këtij komenti vjen dhe një i dytë që vë gishtin mbi federatën, ku Gega shkon më tej, duke përmendur përdorimin e rregullores “sipas qejfit”. “Besoj se po të kërkosh te një ekip futbolli ose te një familje, gjen diçka dhe asgjë nuk është e përkryer, sidomos në Shqipëri, – tha trajneri. – Ju e shihni çfarë ndodh në stadiumet tona. Askush s’na pyet nëse kemi pasur ujë të ngrohtë apo të ftohtë pas ndeshjes.”

“Askush nuk pyet se çfarë rregullash apo ligjesh ka 20 km larg Tiranës, autobusi nuk hyn dhe ecim 10 km në këmbë, – theksoi kreu i stolit të të kuqve kryeqytetas. – Dua që të paktën mos të na heqin tifozët. Nuk e dija që e kanë kaq frikë Partizanin. Nuk e dija që duan ta pengojnë me çdo rrethanë. Jemi në gjendje të mirë me lojtarët dhe tifozët. Jemi familje. Nuk kam premtuar as fitore dhe as titull, por do të shohim vetëm nga ndeshja e radhës për të fituar.” Më tej Gega doli në konkluzionin e tij të prerë që Partizanin e kanë frikë.

Dhe gishti i tij drejtohet nga rivalët në kampionat, duke lënë të kuptuar që ndikojnë në vendimet e federatës. “Shihet se kush e ka, – ka thënë ai. – Kundërshtarët mundohen ta bëjnë. Nuk i shoh dënimet e Partizanit, por si po dënohemi çdo ndeshje, i përfshin të gjitha.” “Nuk duhet të merret sjella e mirë dhe profesionalizmi si dobësi dhe modesti. Ne po mundohemi të japim shembullin e mirë brenda dhe jashtë fushe dhe duam të japim nj mesazh te mediat dhe kudo si nivel i lartë profesionalizmi, por nëse kjo e shqetëson FSHF-në, dhe do të sillemi ndryshe, nuk është problemi ynë dhe i dikujt tjetër.”

“Asnjë lloj politike, por bëjmë punën tone”, – këmbëngul trajneri i skuadrës së kuqe. Në fund trajneri foli dhe për kapitenin Alban Hoxha apo dhe sherret e krijuara nga mesfushori Lorenc Trashi. Qëndrimi i Gegës ishte mjaft i prerë, duke i dalë në krah Alban Hoxhës. “Është diçka e kthyer dhe meqë u rikthyet po e them, – tha ai. – Keni qenë prezentë në konferenca dhe pas ndeshjes. Rasti i Trashit ishte brenda klubit, ekipit dhe grupit. Albani ishte jashtë fushe. Ishte në orët e pushimit, orët e lira. Ai e ka tepruar me “Korona” por në fushë ka qenë i shkëlqyer.”

“Nuk e di dozën e alkooli se sa e ka tepruar. Masën e merr klubi dhe drejtuesit. Masa ishte për të hequr shiritin e kapitenit dhe për ta aktivizuar. Luajti shumë mirë dhe na ndihmoi. Mos e hapni më këtë temë për Alban Hoxhën. Është lojtar titullar dhe kjo është e rëndësishme. Është një nga shtyllat e klubit ndër vite dhe po të kem mundësi, çdo ndjeri nga 18 vjeç deri 30 vjeç do ta bëja kapiten për të ndjerë peshën e fanellës. Për mua ai është lider. Askush nuk është perfekt. Të gjithë gabojmë”, – përfundoi trajneri i Partizanit, Skënder Gega.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh