Gjergj Vyshka 26.02.2017 08:05
Partizani në volejboll për femra dhe për meshkuj nuk i ndahet fitoreve 3-0, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë dhe dje duke qenë pritës në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
E përbashkëta e skuadrave të trajnerit Roland Tarja dhe Ylli Tomori është se nuk kanë fituar me lehtësi. Sepse si Lushnja për femra, ashtu dhe Elbasani për meshkuj, duke bërë një paraqitje shumë të mirë në parket, ia kanë vështirësuar suksesin të kuqve.
E reja është se dje, për herë të parë, është aktivizuar tek meshkujt dhe kolumbiani Melo Luis Fernandez, që i ardhur në prag të finaleve të Kupës së Shqipërisë duket se do të jetë një forcë plus për të kuqtë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 13-të
(25-26 shkurt 2017)
Të shtunën:
Tirana – Erzeni 3-1
Teuta – Skënderbeu 3-0
Partizani – Elbasani 3-0
Të dielën:
Farka Volej – Vllaznia ora 18:00
(Drejtpërdrejt në RTSH Sport)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 12 12 0 36-3 36
- Farka Volej 11 9 2 29-10 27
- Studenti 11 8 3 24-16 22
- Tirana 12 7 5 25-18 21
- Vllaznia 10 5 5 21-17 17
- Erzeni 11 5 6 22-20 16
- Skënderbeu 12 2 10 6-32 6
- Teuta 12 2 10 9-32 5
- Elbasani 11 1 10 7-32 3
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 10-të
(25-28 shkurt 2017)
Të shtunën:
Vllaznia – Teuta 1-3
Tirana – Barleti Volej 0-3
Partizani – Lushnja 3-0
Të martën:
Skënderbeu – Elbasani ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 10 10 0 30-4 29
- Teuta 10 8 2 27-10 24
- Partizani 10 7 3 24-12 22
- Tirana 10 5 5 19-16 16
- Vllaznia 10 5 5 17-20 13
- Lushnja 10 3 7 12-23 8
- Skënderbeu 9 1 8 7-25 5
- Elbasani 9 0 9 1-27 0