AlbanianSport.com 11/03/2018 08:35
ASNN – Partizani ka fituar derbin me Tiranën, ndërsa është jo vetëm përsëritje e asaj që ka ndodhur në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, por dhe një vërtetim i shkrehjes totale, qoftë kjo dhe për probleme financiare, që ndodh në skuadrën bardheblu. Dhe përfundimet e seteve nuk kanë nevojë për koment, ndërsa ishin përkatësisht 25-14, 25-21 dhe 25-8.
Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes është Klodian Ferhati i Tiranës, me 11 pikë, ndjekur nga Gaxiri i Tiranës dhe Milosavljeviç i Partizanit, me nga 8 pikë, apo dhe Troka i Partizanit me 7 pikë. Në bllok ka dalë fitues Ervin Çali i Partizanit me 4 mure rezultativë, ndjekur nga Pepaj, Milosavljeviç dhe Kristi Martiro të Partizanit, me nga tre të tillë. Në shërbim, fitues është Milosavljeviç i Partizanit me 4 rezultativë.
Në total, në 3 sete, Partizani ka shënuar 75 pikë, prej të cilave 57 pikë vetë, kurse 18 pikë kanë ardhur nga gabimet e Tiranës. Në anën tjetër, Tirana në 3 sete kishte 43 pikë pikë, prej të cilave 35 pikë vetë, kurse 8 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizanit. Një dominim total i Partizanit dhe një zhgënjim i madh i Tiranës.
Partizani-Tirana 3-0
(25-14, 25-21, 25-8)
Partizani: Muça (L), Çali, Troka, Malaj, Medenica, Pepaj, Milosavljeviç / Kono, K. Martiro, Mimani, Qerraxhija, Bakiri. Trajner: Y. Tomori
Tirana: Peçi, Gaxiri, Sotir, Bytyqi, Batalli, Ferhati, Kasemi (L), Joanidhi (L) / Zeqiraj, Sheldija, Gega, Zhllima. Trajner: I. Koja
Gjyqtarë: I. Fështi, A. Shehu (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 14-të
(10 mars 2018)
Skënderbeu – Erzeni 0-3
Vllaznia – Elbasani 3-0
Partizani – Tirana 3-0
Studenti – Teuta 3-0
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 13 12 1 37-9 36
- Erzeni 12 10 2 33-9 31
- Studenti 13 10 3 33-16 28
- Tirana 13 8 5 29-21 24
- Vllaznia 12 5 7 19-21 16
- Skënderbeu 12 5 7 17-22 15
- Farka Volej 12 4 8 18-26 12
- Elbasani 12 2 10 6-31 6
- Teuta 13 0 13 2-39 0